LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet derbi lokal në mes të Lakers dhe Clippers shkaku i vdekjes së Kobe Bryant

Shtyhet derbi lokal në mes të Lakers dhe Clippers shkaku i vdekjes së Kobe Bryant

Derbi lokal në mes të Los Angeles Lakers dhe Clippers është shtyrë për shkak të vdekjes së Kobe Bryant.

Legjenda e basketbollit që ishte pjesë e Lakers për 20 vite, ndërroi jetë nga një aksident me helikopter.


41-vjeçari së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare Gianna ishin duke shkuar për ta shikuar një ndeshje të basketbollit së bashku, mirëpo që helikopteri i tyre u rrëzua.

Momenti pikëllues kur Kobe Bryant i thoshte gazetarit se vajza e tij Gianna do t'i vazhdojë trashëgiminë në basketboll
Lexo po ashtu Momenti pikëllues kur Kobe Bryant i thoshte gazetarit se vajza e tij Gianna do t'i vazhdojë trashëgiminë në basketboll

Në një njoftim të NBA u tha se vendimi u mor shkaku që Lakers janë të pikëlluar nga vdekja e legjendës së tyre, andaj edhe Clippers e kanë respektuar këtë gjë.

Konfirmohen emrat e nëntë viktimave që mbetën të vdekur nga helikopteri me të cilin po udhëtonte edhe Kobe Bryant me vajzën e tij
Lexo po ashtu Konfirmohen emrat e nëntë viktimave që mbetën të vdekur nga helikopteri me të cilin po udhëtonte edhe Kobe Bryant me vajzën e tij

“Vendimi u mor nga respekti për klubin Lakers, i cila po vuan për humbjen tragjike të legjendës së Lakers, Kobe Bryant, dhe vajzës së tij Gianna dhe shtatë personave të tjerë në një aksident me helikopter gjatë të dielës” tha NBA në një deklaratë.

Ende nuk dihet se kur do të zhvillohet derbi lokal, por që kjo është një humbje e madhe jo vetëm për basketbollin, por edhe për botën e sportit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Kalo në kategori