Modelet e reja janë gjithnjë më të shtrenjta, Maserati i liroi makinat e lansuara gjatë këtij viti
Në të njëjtën kohë, lansoi edhe një edicion special me vetëm 225 njësi
Jemi mësuar që modelet e reja të jenë më të shtrenjta, qoftë edhe nëse kanë pësuar vetëm përditësime të lehta, por njëjtë nuk ndodhë me makinat e reja që i lansoi këtë vit Maserati, transmeton Telegrafi.
Këto lirime, kanë befasuar të gjithë sepse nuk janë të lehta, por shumë të mëdha, duke mundësuar që blerësit të kursejnë në masë të madhe.
Maserati Ghilbi ka çmim fillestar prej 64,200 euro, që është për 4,900 euro më i lirë se modeli i vitit të kaluar, derisa Maserati Levante fillon nga 67,400 euro apo 2,700 euro më lirë se modeli i fundit. Për 7,400 euro, është liruar Quattroporte që kushton 91,800 euro.
Vendimi për këto lirime, është një hap shumë i guximshëm i këtij prodhuesi italian, që së fundmi i kanë rënë shumë shitjet dhe duhet të kryej ndonjë veprim për ta ndryshuar gjendjen.
Bashkë me njoftimin se do t’i lirojë në masë të madhe këto makina, Maserati njoftoi se do ta sjellë edhe një edicion special.
Raportohet se brenda dy muajsh, do të lansohet edicioni special Edizione Rebelle, që në gjuhën italiane nënkupton rebel.
Ky edicion special, është i limituar në vetëm 225 njësi, ndërsa nuk janë dhënë specifika tjera nga Maserati, se çfarë do të përmbajë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRënie dramatike e vlerës së veturave elektrike?!
Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët
Një truk i thjeshtë për të kursyer karburant - gjithçka varet nga konfigurimi i kondicionerit!
Traction Avant, vetura më inovative në histori feston ditëlindjen e 90-të
Musk zbulon arsyen e vizitës së tij në Kinë
EX30 kundër EX90, kështu duket kur Volvoja e madhe godet më të voglën në testin simulues të përplasjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit