Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë tradicionalisht ndanë dy çmime për gazetarë çdo vit, çmimi për vepër jetësore “Krste Petkov Misirkov”, dhe për gazetari hulumtuese “Jashar Erebara”. Nga viti i kaluar, me vendim të Bordit Drejtues, SHGM filloi me ndarjen e çmimit për raportimin më të mirë gazetaresk për tema me rëndësi lokale dhe rajonale për gazetarët nga brendia e Maqedonisë së Veriut.
Për çmimin për vepër jetësore kandidatët mund të paraqiten me vetiniciativë ose të propozohen nga tre gazetarë. Në aplikimin përveç të dhënave personale të kandidatit, duhet të dërgohet edhe një përshkrim i shkurtër për arritjet e tij të posaçme që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në gazetari.
Kandidatët për çmimin vjetor për gazetari hulumtuese konkurrojnë me hulumtime serioze gazetareske të botuara në vitin 2019, kushtuar çështjeve të rëndësishme për bashkësinë. Storjet duhet të zbulojnë keqpërdorimet e pushtetit dhe shkeljen e të drejtave dhe lirive të njeriut. Ato duhet të jenë origjinale, të mbështetura në fakte dhe të provuara nga burime të ndryshme të informatave. Aplikimi mund të përmbajë jo më shumë se dy artikuj të botuar gjatë vitit të kaluar.
Për çmimin për raportimin më të mirë për tema të rëndësishme lokale dhe rajonale për vitin 2019 mund të paraqiten gazetarë që kanë publikuar lajme në media lokale ose rajonale, ose mund të jenë edhe korrespodentë në mediat kombëtare në Maqedoninë e Veriut. Paraqitja për këtë kategori mund të jetë me vetiniciativë ose me propozim nga tre gazetarë. Edhe për këtë çmim mund të dërgohen jo më shumë se dy artikuj të botuar gjatë vitit të kaluar.
Në aplikacionin për çmimin për gazetari hulumtuese dhe për raportimin më të mirë për tema të rëndësishme lokale dhe rajonale duhet të dërgohen hallkë funksionale nga storjet e publikuara, ndërsa nëse dërgohet materiali nëpërmjet të postës atëherë storja duhet të jetë në formë të shkruar ose të incizuara në CD / USB.
Aplikacionet duhet të dërgohen në SHGM jo më vonë se 12 shkurt të vitit 2020.
Përzgjedhjen e fituesve do ta bëjë Komision i veçantë për ndarjen e çmimeve të SHGM-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak