Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka thënë se krerët e Lëvizjes Vetëvendosje janë ideologët e grupit terrorist “Syri i Popullit” që u dënuan sot nga sistemi i drejtësisë.
Nëpërmjet një reagimi në faqen e tij në Facebook, Bytyçi ka thënë se ideologët kryesorë politikë e ideologjikë të “Syrit të Popullit” janë Albin Kurti dhe Kryeparlamentari Glauk Konjufca.
“Madje, Konjufca, pos lidhjeve partiake, ka edhe lidhje familjare me njërin prej të dënuarve, Sadri Ramabaja. Me të njëjtën logjikë si “Syri i Popullit”, bashkëshorti i Albulena Haxhiut, e propozuara e VV-së për Ministre të Drejtësisë, kishte ftuar publikisht për vrasjen e ish Kryeparlamentarit Kadri Veseli”, ka thënë Bytyçi.
Bytyçi ka shkruar se është shqetësuese kur një parti që synon ta qeverisë vendin, madje, mbron anëtarët e organizatës terroriste “Syri i Popullit”, edhe pasi ata u dënuan.
Postimi i plotë i Avni Bytyçit:
“Lëvizja Vetëvendosje jo vetëm se nuk u distancua nga veprimtaria e grupit terrorist “Syri i Popullit”, por sot e mori në mbrojtje dhe konfirmoi atë që dihej – se ajo e krijoi, e frymëzoi dhe e shtyri këtë grup të eliminojë me vrasje kundërshtarët politikë, duke filluar nga PresidentiHashim Thaçi, Kryeministri Isa Mustafa dhe Kryeparlamentari Kadri Veseli.
Ideatorët kryesorë politikë e ideologjikë të këtij grupi janë Albin Kurti dhe Kryeparlamentari Glauk Konjufca. Madje, Konjufca, pos lidhjeve partiake, ka edhe lidhje familjare me njërin prej të dënuarve, Sadri Ramabaja.
Me të njëjtën logjikë si “Syri i Popullit”, bashkëshorti i Albulena Haxhiut, e propozuara e VV-së për Ministre të Drejtësisë, kishte ftuar publikisht për vrasjen e ish Kryeparlamentarit Kadri Veseli.
Fatkeqësisht, kur sot qytetarët prisnin nga VV distancim e kërkim falje nga kjo ieologji, ndodhi e kundërta – ata mbrojtën zyrtarisht këtë organizatë terroriste.
Është shqetësuese kur një parti që synon ta qeverisë vendin, madje, mbron anëtarët e organizatës terroriste “Syri i Popullit”, edhe pasi ata u dënuan.
Sidoqoftë, Vetëvendosje le ta bëjë sa më parë Qeverinë dhe institucionet le të jenë sa më shpejt funksionale. Ne mezi presim t’ia nisim opozitarizmit dhe VV-në ta përballim me këtë temë, si dhe me shumë tema të tjera”, ka shktuar Bytyçi.
Të akuzuarit në rastin “Syri i Popullit”, Sadri Ramabaja, Murat Jashari, Ragip Sallova, Avni Llumnica, Bexhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha dhe Rexhep Topllana, janë shpallur fajtorë për vepra penale kundër rendit kushtetues dhe vepra të tjera.
Aktgjykimi ndaj tyre është shpallur të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, nga kryetarja e trupit gjykues, Shadije Gërguri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'