LAJMI I FUNDIT:

Ndeshje interesante në Kupën e Kosovës në basketboll

Ndeshje interesante në Kupën e Kosovës në basketboll
(Foto: basketbolli.com)

Të mërkurën do të zhvillohen ndeshje shumë interesante në Kupën e Kosovës në konkurrencën e meshkujve. Kjo është xhiroja e katërt dhe skuadrat fituese kualifikohen në Final 8 të Kupës, që do të mbahet nga 11 deri më 15 shkurt.

Ndeshje interesante do të jetë ndërmjet Feronikelit që garon në Superligë dhe Dritës, që luan në Ligë të Parë. Fituesi i këtij dueli do të ballafaqohet në çerekfinale me Bashkimin.


Ponte Prizreni do të përballet me Prishtinën e Re dhe fituesi i këtij ballafaqimi në çerekfinale do të takohet me Pejën, njofton faqja e FBK-së.

Trepça-Vushtrria është një tjetër sfidë me interes, ku fituesi i këtij çifti do të takohet me Rahovecin, që për herë të dytë radhazi është organizator i Final 8.

Golden Eagle Ylli-Megasport është përballja e fundit në xhiron e katërt. Fituesi në çerekfinale do të ndeshet me Sigal Prishtinën, që është fituese aktuale e Kupës.

Xhiro 4

E mërkurë

16:00 Feronikeli – Drita

17:00 Ponte Prizreni – Prishtina e RE

18:00 Trepça – Vushtrria

19:00 Golden Eagle Ylli – Megasport

Në trend Sport

Më shumë
Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Premier League
Kalo në kategori