LAJMI I FUNDIT:

Virusi vdekjeprurës kinez, shqetësimi po merr përmasa të mëdha – pamje që tregojnë “skanimin” edhe të pasagjerëve në aeroplan

Virusi vdekjeprurës kinez, shqetësimi po merr përmasa të mëdha – pamje që tregojnë “skanimin” edhe të pasagjerëve në aeroplan

Një video e mjekëve në kostume speciale që kontrollojnë dhjetëra pasagjerë në aeroplan për simptomat e një virusi misterioz dhe fatal që po përhapet në Kinë po ngjall frikën e një epidemie globale.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një virus të njohur edhe si Virusi Wuhan, emër i cili vjen nga qyteti kinez, prej nga supozohet se e ka origjinën virusi.


Siç edhe mund të shihet në pamje, dy mjekë, të veshur me kostume speciale gjenden në mes të ulëseve në aeroplan, duke ua matur temperaturën pasagjerëve.

Videoja thuhet se është shpërndarë nga David Paulk, një gazetar i një faqeje lajmesh me qendër në Shanghai.

Thuhet se bëhet fjalë për pamje të marra në një aeroplan vendas dhe të cilat tanimë janë shpërndarë në mediat sociale kineze dhe jo vetëm.

Sipas dëshmitarëve, një kontroll i tillë i mjekëve ka zgjatur rreth 10 minuta.

Ndërkohë mediat kanë raportuar se Koronavirusi i ri që ka infektuar më shumë se 200 njerëz në Kinë është transmetuar mes njerëzve, sipas autoriteteve shëndetësore kineze.

Zyrtarët kinezë fillimisht e kishin lidhur virusin me tregun e madh të prodhimeve të detit në Wuhan, Kinë, nga ku kishin lindur shumë nga rastet.

Koronavirusi i Kinës: Pekini konfirmon se virusi vdekjeprurës është transmetuar mes njerëzve
Lexo po ashtu Koronavirusi i Kinës: Pekini konfirmon se virusi vdekjeprurës është transmetuar mes njerëzve

Infeksionet e raportuara rishtazi janë më shumë se trefishuar gjatë fundjavës, duke u rritur në më shumë se 200 raste, sipas Komisionit Shëndetësor Komunal Wuhan, me disa raste të raportuara jashtë Kinës, në Japoni, Tajlandë dhe Korenë e Jugut.

Simptomat e pacientëve, të cilat i ngjajnë pneumonisë, përfshijnë vështirësi në frymëmarrje, ethe dhe probleme në mushkëri, të cilat u zbuluan përmes rrezeve të kraharorit.

“Shpërthimi i fundit në Wuhan dhe vende të tjera duhet të merret seriozisht”, ka thënë presidenti kinez Xi Jinping të hënën, sipas rrjetit shtetëror televiziv. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori