LAJMI I FUNDIT:

Kryesia e Kuvendit caktoi sot delegacionin për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Kryesia e Kuvendit caktoi sot delegacionin për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Gjatë të hënës u mbajt  mbledhja e parë e kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Legjislaturën e shtatë.

Në mbledhjen e drejtuar nga kryeparlamentari, Glauk Konjufca u shqyrtuan kërkesat për caktimin e delegacioneve të Kuvendit në dy institucione të rëndësishme ndërkombëtare.


Në njoftimin e Kuvendit të Kosovës, thuhet se Kryesia shqyrtoi kërkesën dhe caktoi delegracionin e Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore-SEECP, si dhe delegacionin për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Gjithashtu u bënë të njohura njoftimet për krijimin e grupeve parlamentare.

“Kryesia shqyrtoi kërkesën dhe caktoi delegacionin e Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore-SEECP, si dhe delegacionin për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Po ashtu, në Kryesi u bënë të njohura njoftimet e deritashme për krijimin e grupeve parlamentare, si në vijim: Grupi Parlamentar i LDK-së, i cili do të ketë 28 deputetë (kryetar Avdullah Hoti), Grupi Parlamentar i PDK-së, 24 deputetë (kryetar Bedri Hamza), Grupi Parlamentar Lista serbe, 10 deputetë (kryetar Igor Simiq) dhe Grupi Parlamentar multietnik, i cili do të kryesohet nga deputeti Albert Kinolli dhe do të ketë gjashtë deputetë. Kryesia, në mbledhjen e sotme shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/