LAJMI I FUNDIT:

Planifikimi i një sulmi ndaj bazës së SHBA-së në Gjermani, ushtria amerikane vihet në gatishmëri

Planifikimi i një sulmi ndaj bazës së SHBA-së në Gjermani, ushtria amerikane vihet në gatishmëri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me anë të burimeve nga Inteligjenca e saj, janë njoftuar se planifikohet një sulm kundër personelit të saj ushtarak të vendosur në Gjermani, sipas një shkrimi në Newsweek.

“Burimi i informacionit deklaroi se sulmi do të kryhej nga një ekstremist jordanez i panjohur që ndodhet aktualisht në Gjermani pranë një baze ushtarake të panjohur”, vazhdoi raporti. “Personi i  panjohur u përshkrua si një besnik i mbretërisë jordaneze dhe kohët e fundit mbrojti vrasjen e ushtarëve amerikanë në Gjermani”, transmeton Telegrafi.


Sipas Newsweek, ushtria amerikane në Evropë konfirmoi se “një kërcënim i mundshëm u identifikua dhe u hetua natën e kaluar”.

“Zyrtarët gjermanë dhe amerikanë u konsultuan dhe nuk u gjet asnjë kërcënim i menjëhershëm për t’u larguar”, tha një zëdhënës në një deklaratë. “Ne dëshirojmë t’i kujtojmë të gjithë të qëndrojnë vigjilentë, të gatshëm dhe të jenë të vetëdijshëm për rrethanat e tyre”.

Në nëntor të vitit 2016, një ushtar jordanez vrau tre ushtarë të Forcave Speciale të Ushtrisë Amerikane jashtë bazës al-Jafr në Jordanin jugor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Kalo në kategori