Ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, të premten priti në takim disa kompani nga Gjermania, si dhe udhëheqësin e kompanisë “NOZ Elektrotechnik”, Reinhold Notz të cilët i njoftoi për mundësitë që ofron Kosova për investime në fushën e teknologjisë informative.
Shala tha se Kosova ofron lehtësira për investitorët e huaj të cilët janë të interesuar që kapitalin e tyre ta investojnë këtu dhe se ka fuqi punëtore po ashtu, pasi ka popullsi me shumicë të rinj të cilët flasin edhe gjuhë të huaja.
“Kosova afron mundësi dhe lehtësira të shumta për investitorët e huaj të cilët duan që kapitalin e tyre ta investojnë në vendin tonë. Kosova ka fuqi punëtore të lirë e po ashtu një popullsi me shumicë të rinj të cilët flasin shumë gjuhë të huaja Si vend kemi nevojë për krijimin e 50 mijë inxhinierëve të teknologjisë informative, e po ashtu edhe numri i të rinjve që janë në shkolla është mbi 300 mijë, që është një potencial i madh për t’u edukuar dhe përgatitur për tregun e punës në të ardhmen”, tha Shala.
Në emër të delegacionit nga Gjermania ka folur themeluesja e organizatës “Education Unlimited”, Kerstin Labonte, ku ka falënderuar ministrin Shala për pritjen dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar në të ardhmen.
Kjo vizitë ishte vazhdimësi e vizitës së ministrit në detyrë Muzafer Shala, në Gjermani në shtator të vitit 2019. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak