Se Kosova ka popullsi të re dhe se kosovarët kanë qasje në internet ky nuk është lajm.
Çështja është se për çka përdoret interneti në Kosovë, cilat mosha e përdorin më shumë, për çfarë lloj shërbimesh edhe kur e përdorin më shumë, cilat grup mosha e nga cila gjini përdoret më shumë, por edhe kur përdoret më së shumti, a përdoret për blerje ose për të porositur mallra dhe shërbime?
Në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës që ka publikuar në fund të vitit 2019 tregon rezultatet e Anketës së përdorimit të Teknologjisë Informative dhe Komunikimit për vitin 2019 nga ekonomitë familjare dhe individët e kategorisë 16-74 vjeç, shkruan Telegrafi.
Nga rezultatet e dala nga ky publikim, rezulton se në vitin 2019 ekonomitë familjare në Kosovë kanë pasur qasje në internet nga shtëpitë, nga çfarëdo pajisje prej 93.2%, ndërsa 6.1% e ekonomive familjare janë deklaruar se nuk kanë pasur qasje në internet nga asnjë lloj pajisje.
Qasja në internet kryesisht ka qenë nga telefoni celular, pasuar nga llaptop/kompjuter portativ, kompjuter desktop, tablet etj.
Ndërkaq përdorimi i internetit për qëllime private për shfrytëzimin e shërbimeve publike online për të procesuar kërkesat/shërbimet nuk janë vërejtur ndryshime në përqindje krahasuar me vitin 2019.
“Në vitin 2017 përqindja e ekonomive familjare që kishte qasje në internet ishte 88.8%, ndërsa në vitin 2018 u rrit për 4.4 për qind krahasuar me vitin 2017, ku në vitin 2018 ishte 93.2%. Ndërsa, në vitin 2019 nuk janë vërejtur ndryshime në përqindjen e qasjes së ekonomive familjare, ku 93.2% e ekonomive familjare në Kosove kanë pasur qasje në internet në shtëpi, nga çfarëdo pajisje, ndërsa në ekonomitë familjare që nuk kanë pasur qasje në internet në shtëpi, nga çfarëdo pajisje, krahasuar me vitin 2018 ka pasur rënie prej 0.55%, thuhet në raport.
Sipas raportit të ASK-së, në vitin 2019 tek personat në ekonomitë familjare që kanë pasur qasje në internet në shtëpi dominon grup mosha 35-44 vjeç, ku 20.5% kanë pasur qasje në internet në shtëpi, nga çfarëdo pajisje, krahasuar me vitin 2018 vërehet një rënie prej 0.1%.
Gjithashtu raporti tregon se edhe në këtë vit dominon gjinia mashkull si përdorues të internetit me 55.8%, krahasuar me vitin 2018 tek përdoruesit e internetit meshkuj ka pasur një rënie prej 3.4%, ndërsa tek gjinia femër ka pasur rritje prej 3.3%.
“Prej 93.2% të ekonomive familjare që kanë pasur qasje në internet përmes linjës fikse dhe mobile, 91.2% janë shërbyer përmes linjës fikse, ndërsa 39.6% përmes linjës mobile. Në krahasim me vitin 2018 vërehet se nuk ka pasur ndryshim në përqindje në linjës fix dhe mobile, rritje ka pasur edhe në përdorimin e internetit nga linja fikse prej 1 për qind, ndërsa në linja mobil ka pasur rritje prej 15 për qind. Të intervistuarit janë pyetur për linjën broadband si psh. DSL, ADSL,VDSL, internet kabllor, internet satelitor, rrjete WiFi. Në linjën mobile Broadband është përfshirë linja përmes rrjetit të telefonisë mobile, në 3G (p.sh. UMTS), duke përdorur (SIM) kartë ose USB, telefon celular ose telefonin e mençur”, shkruan në raportin e ASK-së. Raporti i plotë./Telegrafi/.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRrëfimi i dy paraguajanëve që mahniten me sakrificën e familjes Jashari kur vizitojnë Prekazin
Konfirmohet se një polic nga pakujdesia ka plagosur nënën e tij në Prishtinë
Qeveria për deklaratat e Sarrazinit: Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për anëtarësim në Këshillin e Evropës
Pse ndërkombëtarët nuk e kanë më vëmendjen tek Kosova?
Sulmi në Banjskë, KFOR: Policia udhëhoqi reagimin e menjëhershëm, ne dhe EULEX-i ishin të gatshëm për mbështetje
Mangani në rritje, eksperti i ujërave tregon zgjidhjen për Liqenin e Badocit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?
Rrëfimi i dy paraguajanëve që mahniten me sakrificën e familjes Jashari kur vizitojnë Prekazin
Ronaldo u cilësua 'i paturpshëm' nga fansat për atë që postoi në YouTube momente pasi Messi fitoi trofeun me Inter Miamin
Detaje se si Michael Schumacher komunikon me familjarët pas 'paraqitjes së parë publike' në 11 vjet
Pamje rrëqethëse, filmohet momenti kur rrufeja godet shëtitoren në Tivar
Gjatë një sulmi ajror, ushtria izraelite godet depon ruse në bazën ushtarake në Siri