Gjykata Supreme ka përmbyllur vitin 2019 me gjithsej 1.239 lëndë të kryera, derisa të pakryera kanë mbetur 171 sosh. Të trashëguara nga viti 2018 kanë qenë 100 lëndë, ndërsa të pranuara gjatë vitit 2019, ishin 1.310 lëndë. Nga kjo rrjedh se efikasiteti në përfundimin e lëndëve ka qenë 100 për qind.
“Analizuar sipas mjeteve të jashtëzakonshme juridike, përmes të cilave, palët i janë drejtuar Gjykatës Supreme, prijnë Revizionet, ku prej 471 lëndëve të pranuara dhe gjithsej 533 sosh në punë, janë kryer 418 lëndë, ndërkohë që të pakryera rezultojnë 115, pasuar nga Kërkesat për Mbrojtje të Ligjshmërisë “PML”, ku nga 386 kërkesa të pranuara gjatë vitit 2019 dhe 394 sosh në punë, janë kryer 377 prej tyre duke ngelur vetëm 17 lëndë të pakryera, përkatësisht të trashëguara në vitin 2020.
Trendi i pranimit të lëndëve të reja, ishte përafërsisht i njëjtë me trendin e lëndëve të pranuara në vitin 2018. Megjithatë, viti 2019 ka qenë më specifik, për shkak të mbajtjes së Zgjedhjeve të Përgjithshme Parlamentare, me ç‘rast, Gjykata Supreme ka pranuar 33 ankesa administrative, për të cilat është vendosur brenda afatit ligjor dhe të cilat kanë qenë me peshë në kuptimin e vendimmarrjes.
Ndryshe, numri prej 171 lëndëve të trashëguara në vitin 2020, iu përket lëndëve të pranuara në muajt e fundit të vitit 2019, derisa mesatarja e kryerjes së një lënde në gjykatë, është rreth 3-4 muaj.
Po ashtu, pas hyrjes në fuqi të Ligjit të ri, në korrikun e vitit të kaluar, për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, dhe rifunksionalizimit të saj, në këtë Dhomë, janë kryer 1.824 lëndë, derisa të pakryera rezultojnë edhe 22.041 sosh”, thuhet në njoftimin për media.
Ndërkaq, në Kolegjin e Apelit të Gjykatës Supreme, gjatë vitit 2019 janë kryer 127 ankesa, prej tyre 89 aktgjykime meritore, 38 vendime procedurale, derisa janë trashëguar për vitin 2020, 43 ankesa.
Bazuar në kompetencat e tij, si kryesues i Komisionit për Politikë Ndëshkimore, kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, bashkë me anëtarët e këtij komisioni kanë punuar në drejtim të harmonizimit të politikës ndëshkimore në vend. Përveç tryezave, vizitave e takimeve të këtij Komisioni, gjatë vitit 2019, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Kosovë, është publikuar raporti “Analiza për matjen e dënimeve te rastet e korrupsionit”. Po ashtu me mbështetjen e USAID është publikuar “Përmbledhja nga praktika gjyqësore e Gjykatës Supreme, në kontestet pronësore”.
Gjykata Supreme, bazuar në kompetencat e saja ligjore, gjatë vitit 2019, ka nxjerr disa mendime juridike, qëndrime parimore dhe udhëzime, me qëllim të unifikimit të praktikës gjyqësore në vend. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak