LAJMI I FUNDIT:

Ursula von der Leyen shprehet optimiste për bisedimet e BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Ursula von der Leyen shprehet optimiste për bisedimet e BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Kryetarja e Komisionit Evropian, Urusla von der Leyen tha se shumë shpejt, ekipi i saj do të paraqesë metodologjinë e re për zgjerimin e BE-së.

Ajo bëri thirrje vendeve anëtare të BE-së të mbeten të përkushtuara në çështjen e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin e këtyre vendeve në Bashkimin Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Von der Leyen theksoi se gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë kyç për marrëdhëniet mes vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian.

“Nëse duam Samiti i BE-së në Zagreb të jetë i suksesshëm duhet ta përfundojmë detyrën tonë. Për këtë shkak, për disa javë do ta paraqesin metodologjinë e zgjerimit dhe do të hapin perspektivën për nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë”, tha Ursula von der Leyen.

Ajo konsideron se është mirë që pikërisht Kroacia gjatë kësaj periudhë do të kryesojë me Këshillin e BE-së për shkak se ky vend i din problemet e rajonit por gjithashtu është e vetëdijshme për fuqinë e perspektivës evropiane dhe se pikërisht kjo mund të ndikojë në mënyrë pozitiv në transformimin e vendeve dhe të ekonomisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori