Prokuroria Speciale e Kosovës është treguar e përmbajtur nga komentet dhe dhënien e informatave shtesë në lidhje me dosjet të cilat i ka pranuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, të cilat janë prezantuar si dëshmi për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë gjatë luftës së fundit të viteve 1998-99.
Zyra për media në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, nuk ka dhënë ndonjë informacion lidhur me këto dokumente, duke ia lënë këtë çështje në përgjegjësinë e prokurorit i cili po merret me atë dokumentacion.
Bahri Hyseni, kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës, tha se si Këshill është në dijeni se Ministria e Punëve të Jashtme ka dorëzuar disa dokumente në Prokurorinë përkatëse, por siç tha ai, nuk mund të kërkohen informacione shtesë në këtë fazë.
“Është dorëzuar një dosje, por nuk kemi asnjë informacion tjetër se çka përmban dosja, sepse nuk është në autoritetin tonë. Nuk do të thotë se nuk do të marrim informacion sepse ne kërkojmë raporte të rregullta dhe kur kërkojmë raporte të rregullta ato janë në nivel administrativ. Pra, të na japin njohuri për të gjitha raportet që kanë arritur t’i trajtojnë”, tha Hyseni.
Prokuroria Speciale, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, ka pranuar dhe po shqyrton më shumë se 10 mijë dokumente me të cilat pretendohet të dëshmohet për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë, gjatë luftës së fundit të viteve 1998-99.
Zyrtarët e kësaj ministrie thanë se presin që pas shqyrtimit të dokumenteve të ngriten edhe aktakuzat e para.
Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli, tha se Prokuroria ka pranuar dhe po i shqyrton dokumentet e dorëzuara.
“Prokuroria këtë rast e ka marrë shumë seriozisht dhe është duke e shqyrtuar një nga një secilin faqe që përmban ai dokumentacion”, tha Zyberaj.
Ministri në detyrë, Behgjet Pacolli në fund të viti 2019 personalisht dorëzoi në Prokurorinë Speciale dosjen e dokumenteve.
Ai pati deklaruar se dokumentet janë siguruar nga burime të ndryshme përmes mënyrave ligjore për të siguruar mbështetje për prokurorët e Kosovës.
Bekim Blakaj, drejtor ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, thotë se fondi është shumë kurioz të di se çka përmban dosja e Ministrisë së Jashtme të Kosovës, e cila është dorëzuar në Prokurori.
“Sigurisht se gjithmonë janë të mirëpritura informacionet apo provat dhe që ato të dorëzohen në Prokurorinë e shtetit dhe mendoj se Prokuroria do të duhej t’i shohë dhe analizojë të gjithë ato prova, në mënyrë që të dalë me ndonjë aktakuzë ose në fund të fundit me ndonjë informacion lidhur me atë dokumentacion”, tha Blakaj.
Gjatë vitit 2019, Ministria e Drejtësisë kishte proceduar për miratim në Kuvendin e Kosovës plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, ku është paraparë edhe dispozita për gjykimin dhe dënimin në mungesë.
Gjykimet në mungesë u kërkuan nga institucionet e Kosovës për faktin se shumë persona nga Serbia, të cilët organet e ndjekjes penale në Kosovë i shohin si përgjegjës për krime lufte gjatë periudhës 1998-99, nuk jetojnë në Kosovë, por në Serbi.
Sjellja e tyre para drejtësisë në Kosovë konsiderohet gati e pamundshme, pasi që Serbia nuk e njeh shtetin e Kosovës, andaj rrjedhimisht edhe nuk mund të ketë një marrëveshje ekstradimi.
Në lidhje me krimet e luftës, instanca më e lartë për gjykimin e krimeve të luftës në ish-territorin e Jugosllavisë (që përfshinte Kroacinë, Bonje e Hercegovinën dhe më vonë Kosovën) ka qenë Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte me Seli në Hagë.
Sa i përket Kosovës, trajtimin e rasteve të krimeve të pretenduara të luftës fillimisht e kishte nën kompetencë Misioni i Kombeve të Bashkuara – UNMIK, më pastaj Misioni i Bashkimit Evropian – EULEX, kurse pas shpalljes së pavarësisë dhe transferimit të përgjegjësive, një kompetencë të tillë e kanë tashmë edhe gjykatat e Kosovës. /REL/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?