Edhe pse vazhdimisht ka trend të rritjes së numrit të udhëtarëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, çmimet e biletave për fluturime nuk po shënojnë rënie sikur në disa prej vendeve të rajonit.
Për të pasur ulje të biletave, aviokompanitë ajrore kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të subvencionojnë çmimet e biletave sikur që ndodhë në Maqedoninë e Veriut, prej 9 deri 11 euro për një udhëtar.
Zëdhënësja e aeroportit “Adem Jashari”, Valentina Gara thotë në një intervistë për KosovaPress, se aeroporti vazhdimisht është duke bërë maksimumin që të sjellë kompani të reja ajrore por edhe të shtoj frekuencën në destinacionet ekzistuese për rritjen e konkurrencës që do të ndikonte në uljen e çmimeve të biletave.
“Edhe pse çmimet e biletave rregullohen varësisht nga kërkesat e tregut, arsyeja pse disa nga udhëtarët tanë të cilët shfrytëzojnë Aeroportin e Shkupit, është se Qeveria e Maqedonisë ka subvencionuar kompanitë ajrore të cilat operojnë në Aeroportin e Shkupit. Këtë e ka bërë me qëllim që ata të kenë një zhvillim të turizmit më të madh. Nëse një model i njëjtë ose praktikë e njëjtë do të aplikohej edhe për kompanitë ajrore të cilat operojë në Aeroportin e Prishtinës, gjithsesi se do të kishte ndikim dhe do të kishim një ulje të çmimit të biletave”, deklaron Gara.
Zëdhënësja e aeroportit thotë se ka një trend të rritjes së udhëtarëve, edhe pse muajin shkurt 2019 ka pasur bankrotim të kompanisë ajrore ‘Germania’, e cila ka pasur një pjesë mjaft të madhe të tregut, më pas në muajin shtator është bankrotuar edhe kompania tjetër ajrore “Adria Airways”, të cilat kanë pasur diku 25 përqind të tregut Kosovar dhe shërbimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
“Megjithatë, edhe me bankrotimin e këtyre dy kompanive ajrore ne kemi menaxhuar që në këtë vit ta përmbyllim me një rritje të numrit të udhëtarëve diku mbi 10 përqind. Po ashtu edhe me një rritje të numrit të fluturimeve që është 10.6 përqind. Përpos këtyre dy bankrotimeve të dy kompanive ajrore, ne kemi pasur edhe kompani të reja të cilat kanë hyrë në tregun kosovarë”, thotë ajo.
Gara shton se risi tjetër sa i përket destinacioneve është edhe kompania ajrore ‘British Airëays’ e cila ka planifikuar fluturimet e saj për sezonin veror për vitin 2020, ku do të fillojë me dy muaj flurime testuese për të testuar tregun apo interesat e tyre komerciale.
Kompania Limak, sipas Gares që nga viti 2011, ka kontribuar në buxhetin e shtetit mbi 50 milionë euro për tarifën e koncesionit.
“Sa i përket tarifave apo shumës për të cilinë ka kontribuuar kompania Limak, ne deri më tani që nga koha e koncesionimit në vitin 2011, kemi kontribuar diku në buxhetin e shtetit rreth 51.3 milionë euro për tarifën e koncesionit, tarifë kjo e cila llogaritet nga viti në vit dhe është rregulluar dhe e paraparë në kontratën e partneritetit publiko privat. Më pas kemi paguar tarifën prej 14 milionë euro që kemi paguar Autoritetin e Aviacionit Civil dhe diku rreth 23 milionë euro kemi paguar për shërbimet të navigacionit ajror ose diku 100 milionë euro. Ndërsa, sa i përket investimeve në aeroportin e ndërkombëtar të Prishtinës, ne kemi investuar në pajisje dhe teknologji diku rreth 3 milionë euro, më pas kemi investuar edhe në projektet të cilat kanë qenë në përgjegjësi sociale”, deklaron Gara.
Sipas zëdhënëses së aeroportit, destinacioni me më së shumti fluturime në aeroport mbetet Zvicra, e pasuar Gjermania, Vjena dhe Stambolli./kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur