LAJMI I FUNDIT:

Portieri i Trepçës ’89, Arben Beqiri: Jam diagnostikuar me tumor në lukth dhe kam nisur kimioterapinë, jam i bindur që do t’ia dalë

Portieri i Trepçës ’89, Arben Beqiri: Jam diagnostikuar me tumor në lukth dhe kam nisur kimioterapinë, jam i bindur që do t’ia dalë

Njëri ndër portierët më të mirë në Kosovë, Arben Beqiri, po kalon nëpër një periudhë shumë të vështirë.

Ai është diagonistikuar me tumor në lukth dhe ka nisur kimioterapinë.


Duke folur për gazetën, portieri i Trepçës ’89 shprehet optimist që do t’ia dalë.

“Jam diagnostikuar me tumor në lukth. Kam nisur kimioterapinë dhe besoj plotësisht që do t’ia dalë”, deklaroi Beqiri për Gazetën Olle.

“Unë prej muajit nëntor nuk jam duke stërvitur me skuadrën, për shkak të këtij problemi shëndetësor”.

Beqiri është portieri i Trepçës ’89

Gardiani mitrovicas pret që brenda tre muajsh të rikuperohet dhe të rikthehet në fushën e blertë.

“Nuk do të mund të stërvitem edhe për dy muaj. Nëse më shkon puna mirë, atëherë në mars do të rikthehem në fushë”, theksoi Beqiri.

Arbeni, fitues i Kupës së Kosovës me Besën

Ai ka mbyllur prononcimin duke u shprehur shumë optimist që do t’ia dalë të mposhtë sëmundjen.

I gjithë komuniteti futbollistik i vendit, do ta mbështetë fuqishëm Beqirin drejt triumfit edhe në këtë sfidë!

“Eksperti i penalltive”, siç njihet në vend Beqiri, prej vitesh është mes portierëve më të mirë të futbollit kosovar.

Ai ka luajtur për skuadra të ndryshme me nam si Trepça ’89, Besa, Llapi e të tjera.

Me ekipin pejan, para tri vjetësh Beqiri fitoi edhe Kupën e Kosovës, madje duke qenë heroi i ndeshjes, pasi priti disa penallti.

Shpresojmë që ta shohim Beqirin duke fluturuar mes shtyllave, sa më shpejtë!

Portieri mitrovicas sa ishte pjesë e Llapit

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Kalo në kategori