Horoskopi i hollësishëm vjetor për vitin 2020 për të lindurit në shenjën e Bricjapit parashikon që në muajt e parë të 2020-s kanë mundësi të krijojnë lidhje të qëndrueshme dashurore të cilat i kanë pritur një kohë të gjatë!
Bricjapët janë konservatorë, të mbyllur, të kuptueshëm dhe të ekuilibruar… Bricjapi gjithmonë e do barazinë, transmeton Telegrafi.
Janë besnikë dhe të ndjeshëm. E duan vetminë dhe nuk dinë t’i shfaqin ndjenjat e tyre.
Potencialin erotik, të akumuluar në sasi të mëdha, nuk dinë ta shfrytëzojnë. Bricjapi është besnik, racional, jetën e tij dashurore e orientojnë rregullat e caktuara fuqishëm.
2020-a është vit në të cilin mendjen tuaj e fokusoni dhe realizoni dhe krijoni botën të cilën një kohë të gjatë keni dëshiruar ta jetoni.
Dashuria dhe romantike me siguri do të jenë zona të volitshme për avancim dhe ndërtim të mëtejshëm në këtë vit.
Do të jeni drejtpërdrejt të hapur ndaj të gjitha mundësive të cilat çojnë drejt stabilitetit dhe sigurisë në dashuri.
Fëmijët në njëfarë mënyre kanë rol në vitin e ardhshëm dhe kërkojnë nga ju ndjenjën e përgjegjësisë dhe të besnikërisë.
Gjithashtu, patjetër qasuni dhe lejoni fëmijës suaj të brendshëm mjaft kohë që të luajë dhe të kënaqet me gjërat e reja të cilat i keni zbuluar në jetë.
Puna dhe karriera
Në vitin 2020 qëllimet e Bricjapit do të jenë më qartë të definuara në vendin e punës.
Klientët tuaj të vjetër dhe kontaktet do të jenë posaçërisht të dobishëm për suksesin tuaj në punë. Gjetja e klientëve të rinj dhe lidhja e fuqishme me kolegët tuaj, gjithashtu janë të rëndësishme për karrierën tuaj. Kjo do t’ju ndihmojë që të dalloheni para eprorëve dhe do të mund t’ju sjellë njëfarë shpërblimi.
Bricjapët në vitin 2020 do të kenë vështirësi me financat e tyre, mirëpo gjithashtu do të kenë edhe mundësi të shumta.
Këtë vit mos i harroni qëllimet tuaja. Do ta kuptoni mirë buxhetin tuaj për këtë vit. Përgjithësisht, këtë vit do të duhej të gjeni mënyrë për administrimin me paratë tuaja, i cili do të duhej t’ju ndihmonte në 2020-n.
Viti 2020 nuk do të jetë vit dramatik për karrierën tuaj, nuk do të keni probleme apo dështime.
Koha më e mirë juaja do të jetë fundi i vitit kur energjitë do të jenë të volitshme për ndryshime dhe avancime nëse vendosni t’i shfrytëzoni. Për t’i arritur qëllimet tuaja për të ardhmen, do të krijoni një aleancë të re me dikë nga mesi i verës.
Sjellja juaj e përgjegjshme në punë dhe në vendin e punës, shkathtësia juaj për administrim dhe rregull, organizimi dhe autoriteti, do të jenë të shprehura në marrëdhëniet me të tjerët.
2020-a do t’ju sjellë energji të përhershme pozitive në financa. Do të zbuloni që financat ju vijnë nga marrëdhëniet tuaja afatgjata të punës dhe të partneritetit apo nga karriera dhe puna të cilën po e bëni.
Njerëzit e tjerë apo disa ndikime të jashtme mund t’ju pengojnë apo mund t’ju kufizojnë në marrëveshjet tuaja financiare.
Do të keni vërtet investime të mira dhe mundësi për fitime. Është koha që të vazhdoni të ndërtoni dhe t’i përkushtoheni pasurisë suaj.
Shëndeti
Edhe pse e përmirësoni atë egon tuaj të brendshme, nuk do të thotë që do të duhej të lejoni që ana jashtme juaja të vuajë.
Me siguri do të gjeni mjaft kohë për ushtrime dhe përpiquni që vetes t’i siguroni ushqim të balancuar.
Bëni kujdes me ushqimet që konsumoni në familje. Problemet me stomakun do të jenë të shumta, por ta dini se problemet shëndetësore s’e kanë fillesën tani. Ky është viti i duhur për të gjetur një metodë alternative për t’u ushqyer.
Fatmirësisht, gjendja shëndetësore do t’ju jetë solide, pa marrë parasysh sa investoni aktualisht në të. Megjithatë, duhet rregullisht të kontrolloheni te mjeku dhe stomatologu, posaçërisht gjatë datave retrograde të vitit 2020, transmeton Telegrafi.
Gjendja juaj shëndetësore do të mbetet e pandryshuar këtë vit. Për shkak të sfidave, kur është fjala për balancën jetësore, do të ishte mençuri të merrni pak nga disiplina juaj punuese dhe afariste dhe ta bartni në regjimin shëndetësor dhe në kujdesin më të mirë shëndetësor.
Fundi i vitit do t’ju sjellë një pasqyrë të re mbi të ardhmen dhe bindjen që 2020-a sjell ndryshime të rëndësishme jetësore.
Dashuria
Në 2020-n jeta juaj dashurore me siguri do të jetë qendër e jetës suaj. Kjo është koha që të krijoni lidhjen tuaj afatgjatë, nëse tashmë e keni një të tillë.
Ngrini të gjitha në një nivel më të lartë, mjaft gjëra të tilla janë në horizont: fejesa, martesa apo madje edhe lindja e fëmijës.
Nëse nuk jeni në lidhje, ndërsa dëshironi të jeni, atëherë rrethi juaj i miqve është vendi i shkëlqyeshëm për të filluar hulumtimin për personin me të cilin mund të krijoni lidhje.
Dikush nga ata persona do t’ju bëhet partner i mirë, sepse me siguri me të do të keni më shumë gjëra të përbashkëta sesa me dikë të cilin nuk e keni njohur.
Kujdesuni që partneri juaj të dijë çfarë ju nevojitet, mirëpo përpiquni t’i kushtoni kujdes edhe çfarë i është e nevojshme partnerit tuaj.
Me siguri do të gjeni edhe miq të rinj. Ndoshta do të filloni t’i doni njerëzit të cilët janë shumë të ndryshëm nga miqtë tuaj aktualë. Ata njerëz do të mundësojnë ndryshime dhe mundësi të reja në jetën tuaj.
Në 2020-n do të vazhdojë lufta juaj e përhershme për balancim midis dashurisë dhe punës, familjes dhe shtëpisë.
Në të vërtetë, ju mund të ndiheni i padashur dhe i nënvlerësuar nga mesi i pranverës, kur përfundimisht komunikimi përmirësohet edhe kur do të kënaqeni në lidhjet më të këndshme dhe më të plotësuara.
Deri nga mesi i verës do të jeni më shumë mundësi për marrëdhënie të gëzueshme dhe spontane, gjë që mund t’ju detyrojë që më vonë të bëni vlerësim serioz të proriteteve dhe lidhjeve tuaja.
Me siguri në këtë periudhë do të jeni më shumë i shoqërueshëm dhe më shumë i hapur. Kjo do të mund të sjellë ndonjë lidhje afatgjatë të cilën e keni pritur aq gjatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPlutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Gjyshet ende dëshirojnë SEKS, e veçanërisht nëse janë BEQARE
Tre zgjidhje elegante për një jetë më të thjeshtë
Si t’i hiqni përgjithmonë minjtë nga shtëpia përmes metodave natyrale?
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Rreth maceve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë