LAJMI I FUNDIT:

LDK sot mbledh Këshillin e Përgjithshëm, shkak situata politike

LDK sot mbledh Këshillin e Përgjithshëm, shkak situata politike

Lidhja Demokratike e Kosovës sot do ta mbajë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. Këshilli i Përgjithshëm i kësaj partie pritet që të mblidhet në orën 11:00 për të diskutuar lidhur me situatën politike në vend.

Këshilli do të diskutojë për hapat e mëtutjeshëm pas krijimit të situatës së re ku Vetëvendosja propozoi për kryetar të Kuvendit Glauk Konjufca ku i njëjti mori votat e nevojshme për këtë pozitë.

Ky vend i ishte premtuar LDK-së në bisedimet për koalicion të mundshëm qeverisës.


Përveç sot LDK do të takohet edhe të hënën ditën kur kryetari i VV-së Albin Kurti do të takohet me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. /kp/Telegrafi/