Gjatë vitit 2019 ndodhën ngjarje të rëndësishme në futbollit shqiptar, ku ndër më kryesoret është shpallja e Partizanit kampion i Shqipërisë pas thuajse tri dekadash.
Plot 26 vite pritje për të kuqtë për t’u ngjitur në majën e Olimpit të futbollit shqiptar.
Meritë e padiskutueshme e futbollistëve të kuq, stafit teknik me në krye Skënder Gegën, sigurisht edhe e drejtuesve të lartë, që ditën të menaxhonin si duhet situatat, duke marrë më të mirën nga një grup që në fillim të sezonit nuk mendohej se do të fitonte kampionatin.
Të kuqtë e siguruan titullin e 16-të më histori në mënyrën me spektakolare, duke mposhtur 1-2 Tiranën në derbi, disa javë para mbylljes së sezonit. I pakuptimtë në njëfarë mënyrë largimi i Skënder Gegës, i cili nuk e rinovoi kontratën. Vendin e dytë në kampionat e zuri Kukësi, ndërsa Teuta e treta.
Kupa i takoi Kukësit
Kupën e Shqipërisë e fitoi Kukësi, që mposhti 2-1 në finale Tiranën, ndërsa skuadra e katërt që fitoi të drejtën për të luajtur në Euopë ishte Laçi, pasi Skënderbeu ishte pezulluar nga UEFA ndërsa Flamurtari nuk mori licencën për ndeshjet ndërkombëtare. Kamza dhe Kastrioti ranë nga Kategoria.
Ecuria e dobët e skuadrave shqiptare në Evropë
Partizani, skuadra shqiptare pjesëmarrëse në Champions, qe i pafat që në short. Të kuqtë u përballën në raundit e parë kualifikues me Qarabagun, duke barazuar 0-0 në Tiranë dhe humbur 0-2, vetëm në minutat e fundit, në transfertë. Në raundin e dytë, skuadra e drejtuar nga Franco Lerda u përball me Sherifin e Tiraspolit, që fitoi 0-1 në Tiranë dhe barazoi 1-1 në Moldavi.
Kukësi u eliminua që në raundin e parë të Europa League-s nga Debreceni, që fitoi 3-0 në Hungari dhe barazoi 1-1 në “Elbasan Arena”. Të njëjtin fat pati edhe Laçi, që mori një barazim të vyer në shtëpi 1-1 me Hapoel Beer Shevan, por humbi 1-0 më Izrael. Paraqitjen më të dobët e bëri Teuta, që kishte ndoshta më shumë fat më short. “Djemtë e Detit” u eliminuan nga Ventspils me rezultat të përgjithshëm 3-1.
Kombëtarja e nis dhe e mbyll me humbje, jashtë Euro 2020
Viti 2019 ishte plot luhatje për Kombëtaren e Shqipërisë, e cila nuk ia doli të kualifikohej në finalet e Euro 2020, pasi u rendit në vendin e katërt në Grupin H kualifikues pas Francës, Turqisë dhe Islandës, duke lënë pas vetëm Andorrën dhe Moldavinë. Kuqezinjtë i nisën eliminatoret me humbjen 0-2 në “Loro Boriçi” me Turqinsë dhe i mbyllën me të njëjtin rezultat, me humbje, në “Air Albania” kundër Francës. Në total katër fitore, një me Islandën, dy me Moldavinë dhe një me Andorrën, një barazi i turpshëm me Andorrën dhe pesë humbje.
Ikën Christian Panucci, vjen Edy Reja
Christian Panucci, i emëruar në krye të Kombëtares në korrik të vitit 2017, u shkarkuar nga detyra pas humbjes me Turqinë në ndeshjen e parë kualifikuese të Kombëtares. Rezervat e akumuluara ndaj italianit gjatë ndeshjeve të Nations League e mbushën kupën pas dështimit që në sfidën e parë kualifikuese të Europianit, që ishte një goditje e rëndë që në start për objetivat e kuqezinjve.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, emëroi në vend të Panuccit Edy Rejan, që përtej disa shkëndijave që dha skuadra sidomos me fitoren ndaj Islandës në “Elbasan Arena” dhe me humbjen e pamerituar ndaj Turqisë në transfertë, nuk ia doli të përbushte pritshmëritë. Gjithsesi, Reja mori votëbesimin e presidentit Duka për ta vijuar projektin e tij në krye të kuqezinjve.
“Air Albania”, një stadium modern për futbollin shqiptar.
Një ngjarje shumë e rëndësishme për futbollin shqiptar në vitin që lamë pas ishte edhe përurimi i impiantit të ri të kryeqytetit, i ndërtuar në truallin e “Qemal Stafës”, “Air Albania”.
Me një kapacitet prej thuajse 22 mijë vendesh, ky stadium modern u përurua në ndeshjen e fundit eliminatore përballë Francës (0-2), ndërsa më 13 dhjetor hapy dyert për derbin e kryeqytetit, Partizani-Tirana 1-2, duke i dhënë tjetër dimension Kategorisë Superiore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pak kohë pas largimit nga Man Utd, Van Nistelrooy mund të marrë drejtimin e klubit të njohur gjerman
Interi po përgatitet për një tjetër transferim të madh me parametra zero
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind Daku pjesë e formacionit të javës në Rusi
FIFA po vjen me një risi – synohet zëvendësimi i VAR-it me një sistem që do të shkaktonte revolucion
”Më kanë fyer, pati sulme raciste ndaj meje” Astrit Selmani reagon pas ofendimeve që mori në Rumani
Real Madridi e ka seriozisht për yllin spanjoll – transferimi i tij do t’i jepte fund ‘krizës’ në mesfushë
“Çfarë lojtari”, ish-legjenda e Real Madridit i mahnitur nga kualiteti i Arda Guler
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Legjenda angleze ishte përballë Amorimit në ndeshje: Ai u zhgënjye me katër futbollistë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A