LAJMI I FUNDIT:

Raiola: Unitedi ka pasur më së shumti kontakte me Haalandin

Raiola: Unitedi ka pasur më së shumti kontakte me Haalandin

Mino Raiola ka zbuluar se Manchester United ka pasur më së shumti kontakte me Erling Haalandin.

Talenti norvegjez para pak ditësh ka kompletuar kalimin te Borussia Dortmundi, derisa në garë ishin edhe Djajtë e Kuq.


Skuadra angleze ishte e bindur se do ta transferonte Haalandin, por lojtari vendosi të kalonte në Bundesliga.

Raiola ka zbuluar të gjitha prapaskenat, mirëpo që në mediat angleze u raportua se Unitedi kishte refuzuar ta paguante pjesën e agjentit italian.

“Unitedi foli më së shumti me të. Të gjithë kishin shansin për të biseduar me të personalisht. Ne e kemi lënë këtë të ndodhte, sidomos pasi ai e njihte Ole Gunnar Solskjaerin”, ka thënë ai për The Telegraph.

Të gjitha kostot e transferimit të Haaland te Borussia Dortmund
Lexo po ashtu Të gjitha kostot e transferimit të Haaland te Borussia Dortmund

“Qartë ai ka ndier se për këtë moment nuk ishte hapi i duhur. S’ka pasur asgjë kundër Unitedit ose Oles. E zgjodhi Dortmundin para tjerëve dhe jam i lumtur sepse ai do të shkojë te një klub që donte dhe është më i mirë për të tani”, ka shtuar më tej Raiola.

Dortmundi e transferoi Haalandin për 22 milionë euro nga Red Bull Salzburgu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Ligue 1
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori