LAJMI I FUNDIT:

Kapiteni i Wolverhamptonit me kritika ndaj vendimeve të VAR-it

Kapiteni i Wolverhamptonit me kritika ndaj vendimeve të VAR-it
(Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Kapiteni i Wolverhampton Wanderers, Conor Coady, e ka quajtur qesharak dhe të paqartë sistemin VAR, pas humbjes së skuadrës së tij (1-0) nga Liverpooli në takimin e të dielës.

Lideri i Ligës Premier fitoi me një gol të Sadio Mane që fillimisht u anulua për dyshimin se Adam Lallana e kishte prekur topin me dorë, por pas shqyrtimit të VAR-it, goli u pranua.

Megjithatë, xhirimet treguan se paraprakisht Virgil van Dijk dyshohej ta kishte prekur topin me dorë, gjë që nuk u konsiderua si pjesë e ndërtim të aksionit.


Liverpooli marshon drejt titullit, mposht edhe Wolvesin
Lexo po ashtu Liverpooli marshon drejt titullit, mposht edhe Wolvesin

Disa minuta më pas, Pedro Neto e barazoi rezultatin, mirëpo goli u anulua për ekzistim të pozitës jashtë loje më herët. Ky vendim ka nxitur reagimin e Wolves dhe kapitenit të tyre.

“Akoma nuk mund ta besoj. Është qesharake. Për mua (VAR-i) po dështon. Dikush thotë se merren vendimet e duhura, por ne jemi lojtarët në fushë dhe nuk më duket e drejtë”.

“Menduam se Van Dijk e preku topin me dorë, por gjyqtari më thotë se Van Dijk ndodhej shumë larg. Ai e dhuroi pasimin! VAR po ndikon në ndeshje, mund t’i dëgjoni tifozët duke brohoritur për të. Askush nuk na ka pyetur neve për këtë”, u ka thënë Coady gjyqtarëve. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=9zvukV1dg0s