LAJMI I FUNDIT:

Ukraina dhe pro-rusët pritet të shkëmbejnë të burgosurit

Ukraina dhe pro-rusët pritet të shkëmbejnë të burgosurit

Presidenti i Ukrainës thotë se shkëmbimi duhet të bëhet të dielën, por detajet e shkëmbimit të planifikuar janë të pakta.

Autoritetet ukrainase dhe separatistët pro-rusë në lindjen e shkatërruar nga lufta pritet të shkëmbejnë dhjetëra të burgosur në një operacion të linjës së përparme të dielën, transmeton Telegrafi.


Të dy palët kishin thënë në fillim të këtij muaji se ata do të kryenin një shkëmbim të burgosurve deri në fund të vitit, pas bisedimeve të profilit të lartë për paqen në Paris që kishin për qëllim de-përshkallëzimin e luftës së vetme aktive të Evropës.

“Shkëmbimi duhet të bëhet nesër. Të gjithë jemi duke pritur për të”, tha presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy të shtunën, duke e cilësuar atë “detyrën më të vështirë këtë vit”.

Më parë, një zëdhënëse e republikës së vetë-deklaruar të Donetsk, Daria Morozova, njoftoi se kishte një marrëveshje për shkëmbimin.

Ajo tha se dy territore separatiste Donetsk dhe Lugansk do të marrin 87 të burgosur, ndërsa 55 të tjerë do të dorëzohen në Kiev, pa dhënë detaje mbi identitetin e të përfshirëve.

Shkëmbimi i të burgosurve pritet të bëhet në afërsi të qytetit Gorlivka në rajonin e bashkimit separatist të Donetsk-it në zemrën industriale të Ukrainës lindore.

Më shumë se 13,000 njerëz janë vrarë pasi luftëtarët pro-rusë në lindje të Ukrainës filluan një përpjekje për pavarësi në 2014, duke shkaktuar konflikt.

Detajet e shkëmbimit të së dielës ishin të pakta, me zyrtarët që thanë që listat e të burgosurve akoma ishin në marrëveshje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Botë
Biden do ta telefonojë Netanyahun - a do të ndryshojë mendim kryeministri izraelit për një ofensivë në Rafah?

Biden do ta telefonojë Netanyahun - a do të ndryshojë mendim kryeministri izraelit për një ofensivë në Rafah?

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Jordania paralajmëron për

Jordania paralajmëron për "masakër" nëse nuk parandalohet sulmi izraelit në Rafah

Botë
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Kalo në kategori