LAJMI I FUNDIT:

Qëllohet për vdekje para familjes Flamur Beqiri – mediat thonë se i vrari në Londër është nga Ferizaj

Qëllohet për vdekje para familjes Flamur Beqiri – mediat thonë se i vrari në Londër është nga Ferizaj

Një burrë është qëlluar për vdekje në prag të Krishtlindjes para familjes së tij – ndërsa ata u kthyen në shtëpi nga një natë jashtë – është emëruar nga policia.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Flamur “Alex” Beqiri me nënshtetësi suedeze i cili është vrarë rreth orës 9 të mbrëmjes në Battersea, në jug-perëndim të Londrës, ka thënë policia metropolitane.


Siç thuhet më tej, policia u thirr pas raportimeve për të shtëna, por Beqiri u deklarua i vdekur në vendngjarje.

Dokumentet suedeze kanë treguar se Beqiri u transferua në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2016, njoftoi Mail Online.

Ndërsa Klan Kosova mëson se viktima që në Battersea u qëllua për vdekje me armë zjarri, është nga Ferizaj.

Scotland Yard ka bërë apel për informacione rreth vdekjes së Beqirit, bashkëthemeluesi i një kompanie regjistrimesh muzikore.

Jamie Stevenson tha: “Hetimi ynë është në fazat e hershme dhe ne jemi ende duke punuar për të përcaktuar se cili mund të jetë motivi që ka çuar në humbjen e një jete në një mënyrë kaq të tmerrshme, në prag të Krishtlindjes, para familjes së tij”.

“Ata janë shkatërruar nga kjo ngjarje e tmerrshme dhe janë mbështetur nga oficerë të specializuar”.

“Ne e dimë se viktima po kthehej në shtëpi me gruan dhe fëmijën e tij të ri pas një mbrëmje, kur ai u qëllua vetëm oborre nga shtëpia e tij”.

Vdekja e Beqirit besohet të jetë vrasja e 142-të në Londër në vitin 2019, numri më i lartë në një vit kalendarik që nga viti 2008.

Stevenson kërkoi nga kushdo që ka parë dikë që po largohej nga vendi i ngjarjes para sulmit të kontaktonte policinë.

Njerëzit që jetonin pranë vendit të të shtënave kishin përshkruar të shtëna me armë të dëgjuara të ndjekura nga një grua që bërtiste “në mënyrë të dëshpëruar” për ndihmë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori