LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, i bënë thirrje Mustafës dhe Kurtit që ta nënshkruajnë marrëveshjen

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, i bënë thirrje Mustafës dhe Kurtit që ta nënshkruajnë marrëveshjen
Foto: Arkiv

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haxhi Avdyli, i ka bërë thirrje kryetarit të partisë së tij, Isa Mustafa dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, që gjatë ditës së sotme ta nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Avdyli në një postim në Facebook, ka shkruar se LVV dhe LDK duhet të mendojnë më shumë për qytetarët e Kosovës, për hallet dhe kërkesat që ata kanë.

Ai shton se është koha që sot të nënshkruhet marrëveshja e shumëpritur nga qytetarët, sepse zhgënjimi qytetar i nesërm mundet të iu hakmerret dy palëve.


Shkrimi i plotë i deputetit Haxhi Avdyli

Në momentin kur jemi 24 orë para konstituimit të Kuvendit, është momenti që kryetari i LDK-së e LVV-s më shumë të mendojnë si qytetar i Kosovës me shumë halle e kërkesa e më pak si kryetar partish. Më shumë të takohen me punëtorë të sektorit privat, me arsimtarë e studentë, me mjekë e pacientë, me bujq e biznesmenë e më pak të dëgjojnë jurishnikët partiakë, militantë, servil e karrierista që më shumë kanë hallin e vetes e klanit se sa hallin e shtetit. Guri në rrugën e koalicionit mund të hiqet nëse bëhemi bashkë për ta larguar e nga ai gur të ndërtojmë Ura mirëbesimi e bashkëpunimi afatgjatë. Sepse ai guri (posti i Presidentit) mbetet vetëm një mjet për të larguar malin e gurëve e shkëmbinjve të keqqeverisjes së kaluar e fushave të minuara nga ata. Koha është sot që Isa Mustafa ,Vjosa Osmani e Albin Kurti të nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur nga qytetarët sepse zhgënjimi qytetar i nesërm mund ti hakmerret dy palëve por edhe vendin e vendos në rrugë pa krye. Nesër mund të kemi koalicion me fitues të besimit qytetar ose fërkim duarsh të humbësve të zgjedhjeve të 6 tetorit që veç në ujëra të turbullta mbijetojnë politikisht. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori