LAJMI I FUNDIT:

Pogba te Juve, Emre Can plus 60 milionë euro te Unitedi

Pogba te Juve, Emre Can plus 60 milionë euro te Unitedi

Paul Pogba mund të kthehet në Juventus në afatin e janarit për 60 milionë euro para të gatshme plus shërbimet e Emre Can te Manchester United.  

Thashethemet për një rikthim të mundshëm të lojtarit në Torinos kanë rrethuar 26-vjeçarin francez që kur u largua për 105 milionë euro në gusht të vitit 2016.


Ai dihet se është i irrituar nga situata në Old Trafford dhe ka bërë vetëm shtatë paraqitje konkurruese këtë sezon, me një lëndim të përsëritur në këmbë.

United thuhet se është i gatshëm ta shesë Pogban te Juventusi
Lexo po ashtu United thuhet se është i gatshëm ta shesë Pogban te Juventusi

Sipas gazetës italiane Tuttosport, Juve mund ta rikthejë Pogban qysh në janar para se të presë verën, duke mposhtur kështu Real Madridin dhe Paris Saint-Germain në garë.

Oferta në tavolinë thuhet se është 60 milionë euro para të gatshme plus shërbimet e ish-mesfushorit të Liverpoolit, Emre Can.

Juventus po lufton këtë sezon nën drejtimin e trajnerit të ri Maurizio Sarri, i cili kërkon një prani më të fortë në mesfushë për të mbështetur sulmin ‘trident’ me Paulo Dybala, Gonzalo Higuain dhe Cristiano Ronaldo.

Raiola flet për Pogban dhe problemin e Manchester United
Lexo po ashtu Raiola flet për Pogban dhe problemin e Manchester United

Emre Can e ka ndezur irritimin e tij te Juventusi, pasi kishte mbetur jashtë skuadrës së tyre në Ligën e Kampionëve.

Një tjetër alternativë për Emre Can do të ishte të shkonte në Paris Saint-Germain në këmbim të Leandro Paredes, por natyrisht që Pogba do është i preferuar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori