LAJMI I FUNDIT:

Zhulali: Jo, diskriminimit të kompozitorëve shqiptarë

Zhulali: Jo, diskriminimit të kompozitorëve shqiptarë

Kompozitori i njohur, Edmond Zhulali, bën kritika për thyerjen e rregullores së sivjetshme të Festivalit të RTSh-së, që për të është cenim i integritetit.

“Rregullorja e festivalit ka funksionuar për vite me radhë si një element shumë i rëndësishëm, që ka vendosur për të gjitha marrëdhëniet e festivalit me pjesëmarrësit, organizatoret etj. Në të janë përcaktuar të gjitha rregullat nga ku buron organizimi i festivalit. Rregullorja ka pësuar çdo vit ndryshime, të cilat konsistojnë në mënyrën se si zhvillohet festivali, numri i këngëve, netëve, të ftuarit etj. Por, kurrsesi elementet kryesore asnjëherë nuk janë diskutuar, si nënshtetësia shqiptare dhe kombësia për shqiptarët në Kosovë, Maqedoni, Mali i zi e diasporë. Ndryshimi i tyre cenon rëndë karakterin kombëtar të festivalit. Për këtë, ‘Albautor’-i ka bërë një reagim shumë të fortë, duke e dënuar këtë ndryshim tinëzar, me qëllime të këqija antikombëtare”, thotë ai. “Përsa i përket jurisë në festival, mungojnë kompozitorët dhe sidomos ata shqiptarë. Nuk e kuptoj pse duhet të vinë nga jashtë dhe në shumicë. Gjoja për paanshmëri? Besoj që jemi aq të aftë sa të zgjedhim këngën e duhur kur Shqipëria në 16 përfaqësime në Eurosong, nëntë herë ka hyrë në finale dhe ka arritur rezultate shumë të mira në renditje”.

Më herët gjatë javës së kaluar, kompozitorë e tekstshkrues si Limos Dizdari, Elton Deda, Eriona Rushiti, Agim Doçi, Xhevahir Spahiu, Jorgo Papingji etj., kanë kritikuar përmes një deklarate organizimin e festivalit, që nga pranimi i kompozitorëve të huaj e deri te konkurrimi me më shumë se një këngë. /GSh/


Në trend Kultura

Më shumë
Pema gjenealogjike e familjes së Skënderbeut

Pema gjenealogjike e familjes së Skënderbeut

Kulture
HËNA

HËNA

Poezi
S’KAM ME TA LYPË

S’KAM ME TA LYPË

Poezi
Shqipëria “30 vjeç”

Shqipëria “30 vjeç”

Zonja nga Gobi

Zonja nga Gobi

“La Croix” (1930): “Lahuta e Malcis”, poema që rrëfen epopenë shqiptare

“La Croix” (1930): “Lahuta e Malcis”, poema që rrëfen epopenë shqiptare

Kulture
Kalo në kategori