Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër shtatë personave me inicialet R.M., J.K., J. Sh., B.K., I.V., V.M., dhe Q.K., për veprat penale, “Veprimtari e pandërgjegjshme ekonomike”, nga neni 285 paragraf 1 të KPRK-së, “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”, nga neni 434 paragraf 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe, veprës penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 paragraf 1pika 2.1 të KPRK-së.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se, i pandehuri J.K., më 16.11.2018, në Malishevë, në cilësinë e kryetarit të komisionit dhe dy të pandehurit J. Sh., dhe B.K., në cilësinë e anëtarëve të komisionit për pranimin e punimeve në projektin e rrjetit të kanalizimit në fshatin Balincë, në dokumentin zyrtar- Raportin e pranimit teknik, kanë shënuar të dhëna të rreme duke vërtetuar se është përmbushur kontrata, me operatorin ekonomik N.T.“ Flamuri”, në Malishevë dhe i plotëson kushtet për përdorim, ku vlera totale ka qenë 9.870 euro edhe pse të njëjtët nuk i kanë kryer punët sipas kritereve të kërkuara me kontratë, transmeton Telegrafi.
Tutje në njoftim thuhet se, i pandehuri I.V., në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit dhe e pandehura V.M., në cilësinë e menaxherit të projektit të kanalizimi në fshatin Ballincë, në dokumentin zyrtarë, kanë shënuar të dhëna të rreme duke vërtetuar se pas daljes në terren, janë realizuar punimet në bazë të projektit të kontratës, duke rekomanduar që t’i bëhet pagesa për realizimin e këtyre punimeve, edhe pse punimet nuk ishin kryer sipas kushteve të kërkuara në kontratë.
Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit J.K., J. Sh., B.K., I.V., dhe V.M., kanë përmbushur elementet e veprës penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar” nga neni 434 paragraf 1lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
“I pandehuri R.M., gjatë muajit tetor 2018 në Malishevë, në cilësinë e personit përgjegjës të Operatorit ekonomik N.T.. “Flamuri”, në Malishevë, me dashje ka shkelur ligjin e afarizmit duke vepruar në kundërshtim me standardet e rregullta të afarizmit, ku pasi ka fituar kontratën për kryerjen e punimeve të kanalizimit në fshatin Balincë, nuk i ka përmbushur kushtet e kërkuara sipas kontratës, kështu duke i shkaktuar Kontraktuesit, Komunës së Malishevës dëm material në vlerë prej 9.870,18 euro.
Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale “Veprimtari e pandërgjegjshme ekonomike”, nga neni 285 paragraf 1 të KPRK-së.
I pandehuri Q.K., më 12.02.2018, në cilësinë e personit zyrtar, në drejtorinë për Urbanizëm në Komunën e Malishevës, ka keqpërdorur pozitën e tij me qëllim që të sjell dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme, për vete dhe të tjerët, bën përmasën edhe parallogaritë për shpuarje horizontale të rrugës për kalimin e gypit të kanalizimit në gjatësi 55 metra, në vlerë prej 3500 euro, edhe pse në vendin e njëjtë ka ekzistuar e njëjta shpuarje horizontale, duke i shkaktuar autoritetit kontraktues- Komunës së Malishevës dëm material rreth 3500 euro”, thuhet në njoftim.
Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 paragraf 1 pika 2.1 të KPRK-së.
Prokurori rastit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë, që të pandehurit R.M., J.K., J. Sh., B.K., I.V., V.M., dhe Q.K., të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit