Adnan Merovci, bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, ka folur për raportet që kishte ky i fundit, me Albin Kurtin, pretendent aktual për Kryeministër të Kosovës.
LDK e VV po negociojnë për një marrëveshje bashkëqeverisëse, ndërsa Adnan Merovci ka përmendur një nga momentet kur atëbotë Albin Kurti kishte shfaqur dëshirë ta takonte Ibrahim Rugovën.
”Ibrahim Rugova, për një arsye dhe tjetër, ka qenë dhe mbetet i zhveshur nga të gjitha atributet tjera, madje ish dashur edhe populli në aspektin moral ta pranojë se ka qenë një dijetar”, tha Merovci.
”Ibrahim Rugova vërejtjet i ka shprehur kudo që i kishte. Albin Kurti ka qenë student”.
”E kam pritur për tu takuar me Ibrahim Rugovën, patën dashtë me hy me zor, Albin Kurti pat thënë: ‘jo me zor nuk hy, se është i zënë njeri’. Insistonin me hy në takim. Ata donin ta takonin dhe të merrnin mendim për çështjen e demonstratave”, tha Merovci, në Info Magazine të Klan Kosova.
Por cili ishte mendimi i presidentit Ibrahim Rugova, ndaj Albin Kurtit?
”Kishte mendim shumë lartë, në nivel superlativ. Ibrahim Rugova ka dhënë edhe deklarata, ai në paraqitjet publike kurrë s’ka folur për njerëz. Ai nuk është marrë me këto çështje dhe me njerëz”.
”Çështja e Ibrahim Rugovës e prek edhe aspektin moral njerëzor. Ibrahim Rugova ka qenë dijetar, dhe e di këtë e krejt bota”.
”Pasuria më e madhe kombëtare, pas Hasan Prishtinës, quhet Ibrahim Rugova. Unë kam qenë një shërbëtor që kam zënë vendin e 2 milionë shqiptarëve”, tha Merovci.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdjehen lëkundje toke në Kosovë
Haradinaj për takimin Kurti-Krasniqi: Duket që kryeministrit po i rrëshqet toka nën këmbë, dëshpërimisht po e kërkon shpëtim
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Abdixhiku: Populli i Kosovës nuk e duron këtë mendje të çoroditur
Krasniqi thotë se me Kurtin bisedoi për zgjedhjet e ardhshme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi
Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen