LAJMI I FUNDIT:

Përfundon takimi Kurti-Mustafa, s’ka marrëveshje LVV-LDK, takohen sërish nesër

Përfundon takimi Kurti-Mustafa, s’ka marrëveshje LVV-LDK, takohen sërish nesër

Pas takimit të sotëm tre orësh lideri i LVV-së, Albin Kurti dhe ai LDK-së, Isa Mustafa nuk kanë arritur të bien dakord për një marrëveshje për bashkëqeverisje mes këryre dy subjekteve politike. Takimi mes tyre do të vazhdojë nesër.

Marrëveshja për bashkbqeverisje LVV-LDK, nuk është arritur as pas gati tre muaj bisedime, ani pse të dy subjektet kohë më parë patën deklaruar se janë pajtuar për të gjitha çështjet lidhur me programin qeverisës.

Këtë e ka konfirmuar për media pas takimit të sotëm zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.


“Në fund të takimit janë pajtuar që të takohen nesër edhe njëherë. Për detaje të takimit do t’ju lajmërojmë nesër para dite edhe njëherë. Nuk kam detaje të tjera për momentin”, tha Mustafa.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 6 tetorit dy partitë më të votuara janë Lëvizja Vetëvendosje me 26.270% të votave dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.548% të votave.

Ndryshe, presidenti Hashim Thaçi dje i ka dhënë  48 orë  shtesë  liderit të LVV-së , Albin Kurti për ta nominuar mandatarin për formimin e Qeverisë./Telegrafi/