LAJMI I FUNDIT:

LDK optimiste në koalicionin me Vetëvendosjen, insistojnë në marrëveshje të balancuar

LDK optimiste në koalicionin me Vetëvendosjen, insistojnë në marrëveshje të balancuar

Marrëveshja qeverisëse mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës pritet të arrihet para datës 26 dhjetor, kur edhe është caktuar seanca konstituive.

Se do të ketë një marrëveshje para datës së caktuar për seancën konstitutive të legjislaturës së shtatë, shprehet optimist anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti.


Ai thotë se duhet të arrihet një marrëveshje e balancuar mes dy subjekteve politike.

“Atë që ne insistojmë dhe me plot të drejtë është që të arrihet një marrëveshje që është e balancuar mes dy subjekteve…. Kemi një javë e më shumë kohë, deri atëherë mund të përmbyllet”, tha ai.

Hoti nuk konfirmoi se do të ketë takim këtyre ditëve, por shtoi se relacioni që kanë krijuar dy kryetarët do të respektojnë vullnetin e qytetarëve.

“Nuk di që është caktuar takim. Shpresoj që të caktohet sa më shpejt dhe të përmbyllet sa më shpejt kjo çështje….Unë besoj se dy kryetarët e partive kanë krijuar një relacion të drejtpërdrejtë dhe besoj që mund të arrihet një përfundim që e respekton vullnetin e qytetarëve”, tha ai.

Hoti i komentoi edhe grevat që po ndodhin gjatë ditës sotme, ku tha se sindikatat duhet të jenë të kujdesshme, raporton KP. “Ligji i Pagave që është miratuar në janar të këtij viti nuk ka marrë parasysh të gjitha kërkesat e grupeve të sektorit publik. Ne kemi pas plan dhe si orientim që ky ligj duhet të amandamentohet. Unë besoj se duhet të jemi të kujdesshëm dhe sindikatat të jenë të kujdesshme”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Kalo në kategori