LAJMI I FUNDIT:

Haaland udhëton me Raiolan në Gjermani, pritet transferimi te Dortmundi

Haaland udhëton me Raiolan në Gjermani, pritet transferimi te Dortmundi

Sulmuesi sensacional i RB Salzburg, Erling Braut Haaland thuhet se ka udhëtuar në Gjermani për të hyrë në negociata me Borussia Dortmundin.

Gazeta lokale Ruhr Nachrichten pretendon se sulmuesi norvegjez udhëtoi me agjentin Mino Raiola dhe u mor nga përfaqësuesit e klubit Bundesliga.


Përpara ndeshjes kundër Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, babai i tij dhe ish-lojtari i Leeds United, Alf-Inge Haaland i tha TV2 në Norvegji se ata ishin “mjaft të qetë” për të ardhmen e tij.

Lista e golashënuesve më të mirë në Evropë, Immobile i pari, Ronaldo nuk është as në mesin e 30 të parëve
Lexo po ashtu Lista e golashënuesve më të mirë në Evropë, Immobile i pari, Ronaldo nuk është as në mesin e 30 të parëve

“Nëse ai vazhdon të luajë si tani, ne e dimë se ai do të lëvizë në një pikë ose një tjetër”.

“Por, ne jemi mjaft të qetë. Bëhet fjalë për gjetjen e klubit që i përshtatet më së miri, ku do të luajë shumë”, ka thënë ai.

19-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e madhe pasi ka shënuar tetë gola në vetëm gjashtë ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë sezon, duke shtuar 16 gola tjerë në 14 ndeshje në Austri.

Haaland ka klazuolë lirimi, klubet mund ta marrin më lirë se sa mendojnë
Lexo po ashtu Haaland ka klazuolë lirimi, klubet mund ta marrin më lirë se sa mendojnë

Napoli dhe Juventusi kanë qenë të lidhur me Haaland, dhe gazeta Bild kohëve të fundit zbuloi se ai kishte një klauzolë lirimi prej vetëm 20 milionë euro.

As babai i lojtarit dhe as drejtuesit e RB Salzburgut nuk i kanë komentuar raportimet e mediumit Ruhr Nachrichten. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori