LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo: Juventusi të luajë me tre sulmues, dua Real Madridin në finale të Ligës së Kampionëve

Ronaldo: Juventusi të luajë me tre sulmues, dua Real Madridin në finale të Ligës së Kampionëve
Cristiano Ronaldo (Foto: Lars Baron/Getty Images/Guliver)

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka thënë se i pëlqen të luajë me të dy, Paulo Dybalan dhe Gonzalo Higuainin dhe do të pëlqente një finale e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.  

Portugezi ka shënuar nëntë gola për Zonjën e Vjetër në të gjitha garat këtë sezon dhe u ndihmua asistimi i vonshëm i Dybalas për të gjetur rrjetën kundër Bayer Leverkusen në Ligën e Kampionëve të mërkurën.


Higuain shënoi gjithashtu edhe falë një asistimi nga numri 10 dhe tani Ronaldo pretendon se do të dëshironte të luante me dy argjentinasit në një treshe sulmi.

Juventusi fiton ndaj Bayer Leverkusenit, Ronaldo gjen golin
Lexo po ashtu Juventusi fiton ndaj Bayer Leverkusenit, Ronaldo gjen golin

“Kur luaj me Dybalan dhe Higuainin, kemi mirëkuptim, më pëlqen të luaj me të dy”, ka thënë fillimisht Ronaldo për Sky Sport Italia.

“Ne kemi shumë argëtim në fushë, por trajneri merr vendime dhe ne duhet t’i respektojmë ato”.

Ronaldo duke festuar golin me Dybalan dhe Higuainin (Foto: Lars Baron/Getty Images/Guliver)

“Ndihem mirë, problemet fizike që kisha kanë kaluar tashmë. Kam kaluar katër javë në dhimbje, por tani jam mirë”.

“Ekipi po shkon mirë, kemi luajtur shumë mirë në pjesën e dytë,  gjërat po përmirësohen edhe për mua”.

“Tani, kam më shumë besim dhe shpresoj të vazhdoj kështu”.

Tifozi tenton ta përqafojë dhe të bëjë foto - Ronaldo inatoset keq me të pasi ai e tërheq për qafe
Lexo po ashtu Tifozi tenton ta përqafojë dhe të bëjë foto - Ronaldo inatoset keq me të pasi ai e tërheq për qafe

“Reali është një ekip i jashtëzakonshëm, por nëse më pyetni, unë do të preferoja t’i takoja ata në një fazë të mëvonshme”.

“Nëse do të më thoshit se mund t’i takoja në final, do të pranoja tani”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori