LAJMI I FUNDIT:

Valverde: Interi e meritoi kualifikimin, ankthi i golit i eliminoi

Valverde: Interi e meritoi kualifikimin, ankthi i golit i eliminoi

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde beson se Interi pa dyshim se ishte mjaft i mirë për fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, por ankthi i golit i eliminoi ata.

Nerazzurrët u desh të fitonin ndaj katalunasve ose të kishin rezultat të njëjtë me ndeshjen e Borussia Dortmundit kundër Slavia Pragës dhe do të ishin të sigurt në kualifikimin e tyre, por ata humbën 2-1 dhe ranë në Ligën e Evropës.


“Ju mund të mendoni se si do të shkojë një lojë, por në fund të fundit nuk e dini me siguri se çfarë do të ndodhë”, ka thënë fillimisht Valverde për Sky Sport Italia.

Interi pëson nga Barcelona në shtëpi – bie në Ligën e Evropës
Lexo po ashtu Interi pëson nga Barcelona në shtëpi – bie në Ligën e Evropës

“Interi na shtypi shumë herët dhe na mbajti të mbështetur, por ne u shfaqëm me kalimin e kohës”.

“Mendoj se ata ishin gjithnjë e më irritues sepse goli nuk po vinte dhe ata kishin tre pozita jashtë loje”.

Barcelona (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Valverde u pyet nëse kalimi i ekipit të Antonio Contes në fazën e grupeve ishte një surprizë.

Conte: Interi meritoi më shumë në Ligën e Kampionëve, me Barcelonën krijuam shumë
Lexo po ashtu Conte: Interi meritoi më shumë në Ligën e Kampionëve, me Barcelonën krijuam shumë

“Interi pa dyshim është mjaft i mirë për të kaluar në 1/16-tën e Ligës së Kampionëve, pasi ata luajtën aq mirë për shembull në pjesën e parë në Camp Nou dhe më pas në Dortmund”.

“Mendoj se ankthi i golit që nuk po vinte në pjesën e dytë u erdhi atyre dhe ndikoi në performancën e tyre”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Kalo në kategori