LAJMI I FUNDIT:

Interi pëson nga Barcelona në shtëpi – bie në Ligën e Evropës

Interi pëson nga Barcelona në shtëpi – bie në Ligën e Evropës
Pamje nga ndeshja Inter - Barcelona (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images)

Interi edhe pse i kishte të gjitha mundësitë që të fitonte ndaj Barcelonës që kishte pushuar pothuajse të gjithë ekipin e parë, në fund u dorëzuan me rezultat 2-1 në shtëpinë e tyre.

Zikaltërit e nisën ndeshjen shumë mirë duke rrezikuar disa herë në fillim me dyshen Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez.


Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 22-të.

Arturo Vidal pason te Carles Perez i cili shënon një gol të bukur për 1-0.

Pamje nga ndeshja . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Por përgjigja e Interit erdhi në minutën e fundit të kohës së rregullt të pjesës së parë, ku Romelu Lukaku shënoi për 1-1.

Me këtë gol u mbyll edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Interi e rriti ritmin dhe bëri disa ndërhyrje në formacion.

Lautaro Martinez (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Interit krijoi një mori rastesh, por që dështuan të shënonin.

Kur pritje që Interi të bënte më shumë në skenë doli i riu Ansu Fati, i cili me një kombinim të bukur me Luis Suarez, gjuan fuqishëm dhe shënon për 2-1.

Me këtë rezultat u mbyll edhe ndeshja dhe Barcelona me 14 pikë është në krye të grupit, ndërsa Interi me shtatë sosh në vendin e tretë dhe do të kalojë në Ligën e Evropës. /Telegrafi/