LAJMI I FUNDIT:

Klopp: Nuk do ta transferojmë asnjë mbrojtës në janar

Klopp: Nuk do ta transferojmë asnjë mbrojtës në janar

Jurgen Klopp ka thënë se Liverpooli nuk do ta transferojë asnjë mbrojtës në afatin kalimtar të janarit.

Trajneri gjerman deklaroi se ai është i kënaqur me mbrojtësit që ka në skuadër dhe në janar nuk e dëshiron asnjë ndryshim.

“Si mund të kesh mungesë të qendërmbrojtësve kur i ke katër qendërmbrojtës, si dhe Fabinhon? Vetëm Fabinho është i lënduar, Matipi është i lënduar dhe Dejan Lovren e pati një problem, po”, ka thënë Klopp.


“Ne nuk do të transferojmë tjetër qendërmbrojtës për shkak të lëndimeve  – bota jashtë neve mendon se ne kemi mungesë dhe se na duhet dikush, por pastaj ne do t’i kishin gjashtë qendërmbrojtës dhe kjo s’do të kishte kuptim”.

“Ty të duhet cilësia në skuadër. Nuk mund ta blesh dikë vetëm sa për ta blerë dikë. Unë jam dikush, jam i gjatë, s’jam i shpejtë, por të paktën dukem si qendërmbrojtës”.

“Por, jam plotësisht i shqetësuar për lëndimet, por Lovreni s’është i lënduar. Ai pati gërrqe dhe ishte momenti për ta nxjerrë nga loja, por gjithçka është mirë”, ka shtuar më tej gjermani.

Klopp ndoshta mund t’i bije pishman për këtë vendim, pasi Liverpooli është favorit për ta fituar Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve, e lëndimet mund t’i largojnë ata nga të gjitha garat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Bundesliga
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori