LAJMI I FUNDIT:

Kroacia bashkohet me Shqipërinë dhe Kosovën, bojkoton ceremoninë e ndarjes së Nobelit për Handken

Kroacia bashkohet me Shqipërinë dhe Kosovën, bojkoton ceremoninë e ndarjes së Nobelit për Handken

Kroacia është shteti i radhës që konfirmon se nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit Nobel për letërsinë.

Nesër pritet t’i jepet çmimit austriakut Peter Handke, por Zagrebi thekson se do të bojkotojë për shkak të mbështetjes që shkrimtari i ka dhënë Sllobodan Millosheviqit.


“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Kroacisë ka vendosur që ambasadori i Kroacisë të mos marrë pjesë në ndarjen e çmimit Nobel në Stokholm, për shkak të ndarjes së çmimit për personat e angazhuar politikisht në mbështetjen e politikës së madhe serbe të Sllobodan Millosheviçit në vitet e 90’ta të shekullit të kaluar”, thuhet në një reagim të Ministrisë së Jashtme të Kroacisë.

Kosova ishte shteti i parë që konfirmoi se do të bojkotonte ceremoninë e Nobelit, duke marrë mbështetjen e menjëhershme të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Turqia dhe Afganistani janë dy shtete të tjera që kanë njoftuar gjithashtu bojkotin e ceremonisë, shkruan gsh.

Përzgjedhja e Handke-s si laureat i Çmimit Nobel për Letërsi për vitin 2019 shkaktoi reagime në rajon dhe më gjerë.

Handke i cili ishte një admirues i madh i Millosheviqit, në një shkrim të publikuar gjatë luftës në Kosovë, kishte shkruar “Nëse mbështetni serbët, çohuni në këmbë”.

Autori austriak kishte theksuar se asnjëherë nuk beson se serbët kanë kryer gjenocid në Srebrenicë.

Ai gjithashtu kishte vizituar në burg Millosheviqin dhe kishte bërë përpjekje për të dëshmuar në favor të tij.

Handke poashtu kishte marrë pjesë në varrimin e Millosheviqit në vitin 2006, ku në fjalim ishte shprehur se “Këtu gjendem për Jugosllavinë, Serbinë, Sllobodan Millosheviqin”.

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Azia
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Protestuesit palestinez ndjekin diplomatët e BE-së nga muzeu në Ramallah

Protestuesit palestinez ndjekin diplomatët e BE-së nga muzeu në Ramallah

Azia
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Kalo në kategori