LAJMI I FUNDIT:

KEDS njofton banorët e Fushë Kosovës dhe Ferizajt për shkyçje për shkak të punimeve në rrjet

KEDS njofton banorët e Fushë Kosovës dhe Ferizajt për shkyçje për shkak të punimeve në rrjet

KEDS njofton se ka paraparë për nesër të bëhen punime intensive si pjesë e investimeve që po bën në Fushë Kosovë dhe në Ferizaj.

Në vazhdën e saj, është i detyruar të bëjë shkyçjen e daljes Apollonia të Fushë Kosovës dhe tri daljeve në Ferizaj, nesër, pra të martën nga ora 9:00 deri në ora 21:00. Në këto dalje ka një numër të madh të konsumatorëve. Por, KEDS po e bën këtë për përfitime afatgjata të konsumatorëve dhe për shkak të specifikës së punimeve nuk ka ndonjë alternativë tjetër. Kompania i siguron konsumatorët që do të bëjë maksimumin që të kryhet sa më shpejtë.

KEDS është duke investuar fuqishëm në rrjetin e tensionit të mesëm si në Fushë Kosovë, ashtu edhe në Ferizaj, duke përfshirë linjën 35 kilovot. Kjo, pasi ajo pjesë e Fushë Kosovës është zona me rritjen më të madhe në nivel vendi. Si rrjedhojë, vazhdimisht janë paraqitur mbingarkesa të cilat kanë pasur për pasojë ndërprerjet e dhunshme të energjisë elektrike.


Deri tek këto mbingarkesa ka ardhur pasi kapacitetet transmetive të KOSTT-it, pra të Tensiont të Lartë janë të pamjaftueshme. Por, për shkak se kjo kompani nuk po investon, atëherë këtë është detyruar ta bëjë KEDS-i në mënyrë që të mos këtë ndërprerje të vazhdueshme apo pamundësi për furnizim me energji elektrike. Investimi është në përfundim e sipër dhe pritet të përfundohet sivjet.

Sa i përket Ferizajt, intervenimi është i domosdoshëm pasi gjendja e rrjetit të trashëguar në qytet ishte shumë e rëndë. Por, KEDS i siguron edhe ferizajasit se këto investime po bëhen për përfitimin direkt të mijëra konsumatorëve.

Detaje teknike

Në TS 110/ 35/10kV Prishtina 1 do të ndërpritet

Dalja 10 kV Nr J21 -Apollonia (Kodi:10000013) prej orës 09:00-21:00.

Vendet: Agani, Emajliku, Universiteti AAB, Agron Gashi “Fabrika e Xhamit, Shtypshkronja Dinor, Cima SHPK, NTP Tregtia Apollonia, Adriatik Azemi- Britani homes, Alban Osmani-Britani Homes, Grajqevcët, Tregtia Bedri Prishtina,Tregtia Novosella, Lulzim Tafa-Model Sllovenia, Tregtia, Tregtia-Apollonia dhe Arditi Group.

Në TS 35/10kV Ferizaj 2 do të ndërpritet

Vendet: TS Elkosi, TS Elkos Group, TS Viva Fresh, TS Kombinati I Drurit, dhe Rr. Drion Triton.

Në TS 35/10kV Ferizaj 3 do të ndërpritet

Dalja 10 kV Nikadini (Kodi:40042007) prej orës 09:00-21:00.

Vendet: rr. Riza Matoshi, Imri Halili Nikadinin, rr.Varoshi, Qiraxhitë.

Në TS 35/10kV Ferizaj 4 do të ndërpritet

Vendet: Vëllezërit Gërvalla, Magjistralja Prishtine-Shkup (pjesa prej Bau Marketit), 28 Nëntori, Astrit Bytyqi, Haki Braha, Emin Duraku (një pjese), rruga e Talinovcit dhe Lagjja e Re.

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori