LAJMI I FUNDIT:

Milani vuan, por fiton ndaj Bolognas

Milani vuan, por fiton ndaj Bolognas
Bologna vs Milan (Foto: Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images/Guliver)

Milani ka fituar me shumë mund në udhëtim te Bologna në kuadër të javës së 15-të në Serie A.

Rossonerët fituan 3-2 në udhëtim te rivali i ligës italiane, për t’i marrë kështu tri pikë tejet të rëndësishme.

Pas vetëm 15-të minutash lojë, Milani kaloi në epërsi me anë të Krzysztof Piatek që shënoi nga penalltia.


Bologna vs Milan (Foto: Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images/Guliver)

Shtatë herë kampioni evropian nuk u dal me kaq dhe e dyfishoi epërsinë me anë të Theo Hernandez (32’) me një asistim nga Suso.

Por, mbrojtësi spanjoll ishte i pafat në minutën e 40-të, aspi shënoi auto-gol në portën e tij dhe e ngushtoi epërsinë e Milanit në 2-1.

Bologna vs Milan (Foto: Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images/Guliver)

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, derisa në të dytën u shënuan edhe dy të tjerë.

Giacomo Bonaventura ishte ai që e thelloi epërsinë për skuadrën nga qyteti i Milanos në minutën e 46-të.

Bologna vs Milan (Foto: Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images/Guliver)

Kur u mendua se ndeshja po përfundonte 3-1, Bologna e fitoi një penallti shkaku i ndërhyrjes së palejueshme të Hernandez në zonën e rreptësisë.

Nicola Sansone u tregua nga pika e bardhë, duke bërë që ndeshja të përfundonte 3-2.

Pas javës së 15-të, Milani gjendet në pozitën e dhjetë me 20 pikë, ndërsa në xhiron e 16-të do të takohet me Sassuolon. /Telegrafi/

https://streamable.com/3hinl