Lidhja Demokratike e Kosovës nuk heq dorë nga pozita e presidentit në negociatat me Lëvizjen Vetëvendosje.
Përkundër presionit publik dhe mundësisë që kjo pozitë të bëhet shkaktar për dështim të koalicionit, posti i të parit të shtetit konsiderohet balancim i pushtetit mes dy partive.
Por pavarësisht kësaj, zyrtari i LDK-së shprehet optimist se do gjinden modalitete dhe marrëveshja me VV-në do të ndodhë.
Anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti në një intervistë për KP thotë se janë në pritje të ftesës së VV-së për takimin e ardhshëm, teksa i mohon në mënyrë kategorike se janë ndarë ministritë mes tyre dhe Vetëvendosjes.
Deputeti i zgjedhur i LDK-së po ashtu i bën thirrje Vetëvendosjes se nëse posti i kryeparlamentarit, presidentit dhe gjysmës së qeverisë peshon më shumë, mund të i ndërrojnë pozitat dhe partia e tyre të merr kryeministrin dhe gjysmën e qeverisë.
“Kryeministri i vendit ka fuqinë më të madhe ekzekutive në vend. Të gjitha politikat në vend zbatohen përmes Qeverisë dhe janë institucionet tjera që janë parlamenti dhe kryetari i Kuvendit.
Këto dyja duhet t’i balancojmë. Është Presidenca, është Kuvendi është Qeveria. Qeveria është me e fuqishme me kompetencat më të mëdha. Se si duhet të balancohet tash këto ka qasje të ndryshme. Njëra që e kemi ofruar ne është kryeministri bashkë me gjysmën e qeverisë dhe në anën tjetër është Presidenti me kryetarin e Kuvendit dhe gjysmën e qeverisë. Nëse kjo pjesë peshon më shumë ne jemi të gatshëm të konsiderojmë edhe atë. Le të del në anën tjetër Vetëvendosje dhe ne kalojmë ka kryeministri. Një marrëveshje e tillë siguron respektim të plotë të fuqisë politike brenda koalicionit”, thotë Hoti.
Edhe pse sot u raportua se ministritë mes VV-së dhe LDK-së janë ndarë, Hoti thotë se ende nuk janë përmbyllur çështjet e ndarjes së përgjegjësive. Teksa thekson se nëse nuk ka pajtim të plotë, nuk ka pajtim për asgjë.
“Nuk jemi dakorduar ende, nëse nuk mbërrihet dakordimi i plotë nuk ka dakordim për asgjë. Jemi dakordu edhe për programin qeverisës për pjesën programore. Por ato nuk janë të vlefshme nëse ne nuk e mbyllim komplet marrëveshjen…jo nuk janë përmbyllur çështjet e ndarjes së përgjegjësive”, shprehet Hoti.
Megjithëse ka mospajtime për këto çështje, Hoti thotë se nuk ka asnjë arsye që koalicioni mos të ndodhë përderisa ka korrektësi.
“Koalicioni do të ndodhë nuk ka arsye pse mos të ndodhë. Nga ana jonë nuk do të asnjë arsye pse mos të ndodhë. Nga ana jonë nuk do të japim asnjë arsye që ky mos të ndodhë. Por përgjegjësia për krijimin e shumicës parlamentare i bie partisë që ka dal e para në zgjedhjeve, jo neve. Unë besoj që kemi qenë mjaft korrekt dhe do të vazhdojmë të jemi korrekt karshi subjektit që ka dal e para. Duke mos e kushtëzuar me asnjë gjë, por duke tentuar të dakordohemi…takimi i ardhshëm ende nuk është caktu besoj se në ditët e ardhshme do të caktohet një takim i tillë sepse ka vullnet nga ana jonë për arritjen e marrëveshje”, thotë ai.
E hëna e kësaj jave ka qenë takimi i fundit mes dy liderëve Kurti-Mustafa, ku u shpërfaqën disa dallime kryesisht në ndarjen e ministrive dhe çështjen e presidentit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje