LAJMI I FUNDIT:

Cakaj: Jemi gati për kryesimin e OSBE-së

Cakaj: Jemi gati për kryesimin e OSBE-së

Sot në Ministerialin e OSBE-së në Bratislavë Shqipëria zyrtarisht merr Kryesinë e OSBE-së.

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka thënë se Shqipëria është e gatshme për të udhëhequr një kryesi të besueshme, bashkëpunuese dhe efektive.

“Pas një pune kapitale përgatitore në rrafshin politik e programatik, si dhe organizativ e logjistik, Shqipëria sot është krejtësisht e gatshme për të udhëhequr një Kryesi të besueshme, bashkëpunuese dhe efektive”, tha Cakaj.