LAJMI I FUNDIT:

Lukaku shpërthen ndaj gazetës italiane pasi këta të fundit vendosën një titull racist: Gjëja më idiote që e kamë parë

Lukaku shpërthen ndaj gazetës italiane pasi këta të fundit vendosën një titull racist: Gjëja më idiote që e kamë parë
Romelu Lukaku . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Corriere dello Sport sot vendosi të dalë me një ballinë për derbin e së premtes që do të zhvillohet mes Interit dhe Romës.

Gazeta e madhe italiane kishte vendosur titullin ‘Blck Friday’ ose ‘E premtja e zezë’, duke vendosur në foto kryesore Romelu Lukakun e Interit dhe Chris Smallingun e Romës.


Ballina e ‘Corriere dello Sport’ ka ngjallur reagime të shumta në Itali, ku fillimisht kishin reaguar dy klubet Roma dhe Inter.

Por tani ka ardhur reagimi edhe nga sulmuesi belg i Interit, Romelu Lukaku.

Numri nëntë i Neroazzurëve ka thënë se ajo që ka bërë gazeta italiane është gjëja më idiote që ka parë ndonjëherë.

“Në vend që të përqendroheni te përballja mes dy skuadrave, ‘Corriere dello Sport’ del me një nga titujt më idiotë që kamë parë në karrierën time. Ju djema, vetëm shtoni negativitet dhe racizëm në vend që të flisni për ndeshjen e bukur që do të luhet midis këtyre dy skuadrave në ‘San Siro’”.

“Ju djemtë e ‘Corriere dello Sport’ duhet të bëni diçka më të mirë se kaq. Faleminderit të gjithë tifozëve dhe gazetarëve për mbështetjen e dhënë dhe le të presim ndeshjen e nesërme”, ka shkruar Lukaku.

Ky shkrim nga Lukaku është pëlqyer jashtëzakonisht shumë dhe belgu është përkrahur nga tifozët e futbollit dhe futbollistë tjerë që e kanë mbështetur atë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori