LAJMI I FUNDIT:

Kurti pret në takim një delegacioni nga BE-ja: E rëndësishme integrimi i Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane

Kurti pret në takim një delegacioni nga BE-ja: E rëndësishme integrimi i Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me deputetët Glauk Konjufca dhe Fitore Pacolli kanë pritur në takim një delegacion nga BE-ja, të kryesuar nga kryetari i grupit të EPP-së në Parlamentin Evropian, Manfred Weber, i cili ishte i shoqëruar nga nënkryetari i tij dhe deputeti i PE-së,  Andrey Kovatchev, asistentja e tij, Nina Tavcar, shefja e misionit të BE-së në Kosovë, znj. Natalia Apostolova dhe Zëvendës Shefi i kësaj zyre, Riccardo Serri.

Në njoftimin e bërë nga LVV thuhet se Weber e ka uruar kryetarin Kurtin për fitoren e zgjedhjeve të fundit, transmeton Telegrafi.

“Ai u interesua për rezultatin e bisedimeve me Lidhjen Demokratike, dhe theksoi se rajoni i Ballkanit Perëndimor, ndryshe nga zhvillimet e fundit ku disa shtete shprehën qëndrime të caktuara për hapjen e negociatave është rajon me prioritet të lartë për BE-në”, thuhet në njoftimin e LVV-së.


Fotografia e marrë nga FB- Lëvizja Vetëvendosje

Tutje në njoftim thuhet se Kurti u pajtua me Weber sa i përket integrimit të rajonit në BE, duke përsëritur qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje për nevojën e integrimit të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor në të njëjtën kohë dhe sa më parë të jetë e mundur.

Fotografia e marrë nga FB- Lëvizja Vetëvendosje

Gjithashtu, LVV bën të ditur se Kurti e ka njoftuar Weber edhe me prioritetet e qeverisë së re, ku rol qendror ka luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë dhe krijimi i vendeve te reja të punës.

“Me mbështetjen e biznesit të vogël dhe të mesëm dhe me investime nga jashtë e sidomos nga diaspora, me sistemin dual të arsimit që e zvogëlon hendekun e shkathtësive, edhe do ta përparojmë Kosovën përbrenda, edhe do të avansojmë drejt BE-së”, ka thënë Kurti gjatë takimit.

Fotografia e marrë nga FB- Lëvizja Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje bën të ditur se në fund të takimit, palët u dakorduan ta vazhdojnë komunikimin dhe bashkëpunimin në të ardhmen./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Lajme
Zgjedhjet e 9 shkurtit, 36 mijë e 500 pako me fletëvotime kanë arritur nga diaspora

Zgjedhjet e 9 shkurtit, 36 mijë e 500 pako me fletëvotime kanë arritur nga diaspora

Lajme
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Cila është teknika më e mirë e menaxhimit të stresit, sqaron psikologia Antigona Qenaj

Cila është teknika më e mirë e menaxhimit të stresit, sqaron psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Kalo në kategori