LAJMI I FUNDIT:

Rrahje mes pesë personave në Prishtinë

Rrahje mes pesë personave në Prishtinë
Foto: Ilustrim

Pesë persona janë shoqëruar në polici, pasi një përleshje mes veti. Rasti ka ndodhur në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.

“Janë shoqëruar në stacionin policor pesë persona meshkuj K-Shqiptarë, tre punëtor të sigurimit të lokalit dhe dy klient, pasi që ishin rrahur në mes vete. Dy persona janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve, ndërsa tre të tjerë në cilësinë e viktimave”, thuhet në raportin e policisë.


Dy nga viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit personat janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/