LAJMI I FUNDIT:

Amir Rrahmani intervistë për Telegrafin: Nga eliminatoret për Euro 2020, transferimi dhe shkëlqimi në Serie A e deri te ndeshja ndaj Maqedonisë së Veriut

Amir Rrahmani intervistë për Telegrafin: Nga eliminatoret për Euro 2020, transferimi dhe shkëlqimi në Serie A e deri te ndeshja ndaj Maqedonisë së Veriut

Amir Rrahmani po konsiderohet një nga ardhjet më të mira në Serie A në këtë gjysmë sezon me fanellën e Veronës.

Mbrojtësi i Kosovës e la Dinamo Zagrebin për të kaluar në kampionatin italian, ku deri më tani ka shkëlqyer në paraqitjet e tij.


Në një intervistë për Telegrafin, ai i bën një analizë grupit që Kosova e mbylli në vendin e tretë, flet për paraqitjet me Veronën dhe të ardhmen.

Mbrojtësi që ishte edhe kapiten, mori vlerësime të larta për paraqitjet me Kosovën.

Rrahmani ndalet edhe te ndeshja ndaj Maqedonisë së Veriut, e cila sipas tij është finale dhe më rëndësishmja në karrierë për shumë lojtarë të Kosovës.

Si e vlerësoni ecurinë e Kosovës në këto eliminatore?

E vlerësoj ecurinë e Kosovës, sepse kemi bërë ndeshje të mira dhe kemi dalë në vendin e tretë, edhe pse e kemi pasur grup të vështirë. Por, ka qenë një eksperiencë e mirë dhe nuk e kemi pasur mendjen te Liga e Kombeve, por vetëm te këto ndeshje.

Harry Kane e Amir Rrahmani në duel (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Vendi i tretë në grup, a ka mundur të jetë më mirë dhe në cilat ndeshje kemi mundur të marrim më shumë?

Vendi i tretë është i mirë, pasi kemi pasur një grup të vështirë. Besoj që kemi mundur të marrim pikë në disa ndeshje, edhe pse në Çeki kishim mundësi të marrim rezultat më të mirë. Por, kemi lëshuar pikë në shtëpi me Malin e Zi dhe këto dy ndeshje na kanë kushtuar me moskualifikim.

Amir Rrahmani në ndeshje ndaj Çekisë . (Foto: Thomas Eisenhuth/Getty Images)

Paraqitjet e tua me Veronën kanë qenë shumë të mira, si po ndihesh në futbollin italian?

Kam ardhur në një kampionat të fortë edhe askush se ka pritur një paraqitje të tillë. Kemi treguar që mund të luajmë ndaj çfarëdo kundërshtari dhe jo rastësisht jemi në vendin e nëntë në renditje.

A ka vend për përmirësime, pasi dihet që Serie A konsiderohet si më e forta për fazën e mbrojtjes?

Ka vend çdo herë për përmirësime dhe çdo ndeshje që kalon mëson diçka të re. Çdo ndeshje është eksperience dhe një mundësi për t’u përmirësuar.

Amir Rrahmani në duel me Lautaro Martinezin (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Shihet që keni marrëdhënie të mira në fushë me Marash Kumbullën, si janë ato jashtë dhe si ndjehesh që ke një shqiptar në krahë?

Kumbulla ka lindur këtu, por është nga Shkodra, edhe normalisht që kur e ke dikë tendin afër është mirë edhe pse është i ri.

Jemi duke u kombinuar shumë mirë edhe pse ai ka vuajtur nga një lëndim. Jemi kombinuar mirë, flasim në gjuhën shqipe dhe deri tani kemi formuar një dyshe të mirë.

Amir Rrahmani te Hellas Verona (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Edhe pse është ende herët të flitet dhe keni kontratë me Veronën, a ka interesim nga klubet e mëdha pas paraqitjeve të mira?

Nuk dua të flas për këtë, pasi është ende herët dhe jam i koncentruar të paraqitem sa më mirë në ndeshjet që na kanë mbetur.

Marsi vjen shpejt. Si e vlerësoni ndeshjen me Maqedoninë?

Ndeshja me Maqedoninë do te jetë shumë e fortë. Maqedonia është ekipi më i fortë nga katër kundërshtarët gjysmëfinalistë. Maqedonia ka lojtarë tejet cilësorë dhe nuk do ta kemi aspak të lehtë, pasi luajmë edhe si mysafirë.

Marcus Rashford e Amir Rrahmani (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Nëse ekipi është i plotë, a do të mund të arrijmë që të shkojmë në EURO 2020?

Shpresojmë të jemi të gjithë gati dhe pa lëndime dhe të fokusuar. Edhe pse ka kohë, shpresojmë të luajmë sa më shumë me ekipet tona pasi është ndeshje e madhe, pasi në rast se fitojmë kemi mundësinë të kualifikohemi. Këtë mundësi nuk e kemi pasur asnjë nga ne lojtarët. Është mundësi e madhe që shpresoj ta shfrytëzojmë dhe të arrijmë diçka të madhe.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Inter Miami fiton me rezultat të thellë, Messi me paraqitje monstruoze duke kontribuar në gjashtë gola

Inter Miami fiton me rezultat të thellë, Messi me paraqitje monstruoze duke kontribuar në gjashtë gola

Ndërkombëtare
E quajti lojtar të ligës së dytë, Haaland vjen me një përgjigje të ashpër ndaj Roy Keane

E quajti lojtar të ligës së dytë, Haaland vjen me një përgjigje të ashpër ndaj Roy Keane

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori