LAJMI I FUNDIT:

Lautaro ia siguron fitoren Interit ndaj Spalit, Nerazzurrët ia ‘rrëmbejnë’ Juventusit kreun

Lautaro ia siguron fitoren Interit ndaj Spalit, Nerazzurrët ia ‘rrëmbejnë’ Juventusit kreun

Interi ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 në shtëpi ndaj Spalit në takimin e vlefshëm për javën e 14-të në Serie A.

Nerazzurrët kanë vazhduar formën e mirë duke marrë fitoren e pestë radhazi në Serie A, e cila i bënë tashmë lider në kampionat para Juventusit.


Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim total të Interit, të cilët përveç rasteve arritën t’i shënojnë edhe dy gola.

Ishte Lautaro Martinez, i cili në minutën e 16-të shënoi për 1-0 pas asistimit të Marcelo Brozovicit, ndërsa argjentinasi shënoi edhe në minutën e 41-të për 2-0 pas asistimit të Antonio Candrevas.

Lautaro shënoi dy gola në 45 minutat e parë (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë, por ishin vetëm mysafirët që shënuan edhe pse Interi pati gjithashtu shumë raste.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 50-të dhe ishte Mattia Valoti, i cili pas një veprimi të mirë individual shënoi për 2-1.

Valoti shënoi një gol të bukur (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Për Interin rastin më të mirë në këtë pjesë e pati pikërisht Martinez pas golit të Spalit, por portieri shqiptar, Etrit Berisha ia mohoi golin dhe ndeshja përfundoi me shifrat e pandryshuara.

Pas kësaj fitore, Interi e sheh veten në pozitën e parë me 37 pikë apo një më shumë se Juventusi i dyti, ndërsa Spali zë vendin e 19-të me nëntë pikë.

Në takimin e radhës, Nerazzurrët e presin e Romën, ndërsa Spali është nikoqir i Cagliarit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori