Presidenti Stevo Pendarovski vlerëson lartë rolin e Bullgarisë dhe Greqisë për të nxjerrë vendin nga izolimi ndërkombëtar në të cilin e kishte zhytur, siç thotë ai, regjimi i Nikolla Gruevskit. Në një intervistë për agjencia bullgare “Bgnes”, Pendarovski thotë se në atë periudhë ishte përdorur propagandë antibullgare dhe me qëllim ishte lënë pas dorë zhvillimi i infrastrukturës mes dy vendeve.
“Nuk është i tepërt kualifikimi që bën shpesh Zoran Zaev për rolin e Boyko Borissovit dhe qeverisë aktuale bullgare kur thotë se bashkë me Tiprasin, ata, bashkë me fuqinë e brendshme këtu, ndihmuan të dalim më shpejt nga izolimi ndërkombëtar… Ne sapo kishim dalë nga një regjim autokrat i Nikolla Gruevskit i cili nuk ishte vetëm anti-perëndimor, por edhe anti-shqiptar dhe anti-bullgar. Ai ishte devijimi më i madh historik që lideri i VMRO-së historike ta ketë më të afërt Beogradin se Sofjen”-tha Stevo Pendarovski, president.
Pendarovski nuk e mbështet idenë e Mini-Shengenit midis vendeve të Ballkanit nëse kjo nënkupton organizim alternative si kompensim për mos-anëtarësim në BE.
“Kur e pash propozimin fillestar për “Mini-Shengenin” i cili thotë se në thelb janë të ashtuquajturat katër të drejtat që janë shtylla të BE-së megjithatë edhe katër elementet në zonën ekonomike evropiane, thash, nëse ky është kompensim për anëtarësim do të them “jo”, faleminderit për këtë iniciativë. Këtë ja propozova edhe kryeministrit Zaev por edhe në takimin e liderëve të partive relevante tek unë, ku diskutuam se çfarë pas “jo”-së nga BE-ja”-pohoi Stevo Pendarovski, president.
Pendarovski mendon se BE-ja e ka kuptuar gabimin e tetorit kur nuk dha datë për fillimin e negociatave.
“Në politikë, posaçërisht në politikën ndërkombëtare, është rregull numër një, nëse një organizatë ose shtet më i madh len hapësirë bosh, atë do ta mbushë një vend tjetër. Në këtë situatë, nëse BE-ja e len këtë hapësirë, jo vetëm Maqedoninë e Veriut por edhe gjithë Ballkanin perëndimor, ka vakum strategjik i cili patjetër do të mbushet nga vende të tjera për një periudhë të shpejtë”-tha Stevo Pendarovski, president./alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City