LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi u takua me presidentin e Federatës rumune

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi u takua me presidentin e Federatës rumune

Në prag të tërheqjes së shortit për Euro 2020, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi ka zhvilluar një takim me presidentin e Federatës së Futbollit të Rumanisë, Razvan Burleanu.

Gjatë këtij takimi u diskutua mundësia e organizimit të kampit të Përfaqësueses së Kosovës gjatë Evropianit 2020, në qoftë se Dardanët arrijnë të kalojnë me sukses sfidën me Maqedoninë dhe atë finale me Gjeorgjinë ose Bjellorusinë në kuadër të “play-off”-it të Ligës së Kombeve.


Të gjitha grupet e Euro 2020 - Grupi F cilësohet si i 'vdekjes'
Lexo po ashtu Të gjitha grupet e Euro 2020 - Grupi F cilësohet si i 'vdekjes'

Në fakt, nëse Kosova e siguron kualifikimin në Euro 2020, atëherë do të jetë në grup me Holandën, Ukrainën dhe Austrinë dhe ndeshjet e këtij grupi do të luhen në Amsterdam dhe Bukuresht, prandaj presidenti Ademi i sheh tri mundësi për kampin e qëndrimit të Kosovës, gjithmonë nëse arrihet kualifikimi.

Si opsione për kampin e Dardanëve, kryetari Ademi sheh ndonjë qytet në Gjermani afër Holandës, pastaj në Amsterdam dhe si mundësi të tretë edhe kampin në Rumani.

Në tërheqjen e shortit që u mbajt në Bukuresht, krahas Ademit ishin edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe ai i FFMV-së, Muamed Sejdini. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Premier League
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori