LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Ballkani ‘blindon’ gjashtë yje të ekipit

Zyrtare: Ballkani ‘blindon’ gjashtë yje të ekipit
Kryetari i klubit, Arsim Kabashi me disa yje të skuadës

Klubi nga Suhareka, Ballkani ka rinovuar kontratat e gjashtë prej yjeve më të mëdha të ekipit të tyre.

Ballkani ka qenë befasia më e madhe e sezonit në Ipko Superligën e Kosovës duke udhëhequr kampionatin si lider.


Forma e mirë e disa nga lojtarëve kryesor ka bërë që Ballkani të shihet tashmë si favorit kryesor për titullin këtë sezon.

Të gjitha lajmet rreth FC Ballkanit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth FC Ballkanit

Drejtuesit e klubit nuk kanë qëndruar duarkryq duke rinovuar kontratat e gjashtë yjeve të ekipit: Visar Berisha, Blend Baftiu, Ramiz Bytyqi, Jetmir Topalli, Kushtrim Gashi dhe Edvin Kuc.

Presidenti i klubit, Arsim Kabashi me gjashtë futbollistët që rinovuar kontratat (Foto: FC Ballkani/Facebook)

Postimi pa ndërhyrje i Ballkanit:

Të dashur tifoz,

Synimet drejt sukseseve kulminante nuk mund të bëhen pa futbollistët cilësor, tani të dëshmuar, siç janë: Visar Berisha, Blend Baftiu, Ramiz Bytyqi, Jetmir Topalli, Kushtrim Gashi dhe Edvin Kuc.

Duke marrë për bazë se këta futbollist e kanë dëshmuar se me punë, pasion dhe përkushtim kanë mbrojtur ngjyrat portokalli, klubi FC Ballkani me mirëkuptim dhe vullnet të dyanshëm ka vazhduar bashkëpunimin afatgjatë me të lartpërmendurit nën këto afate dhe korniza të listuara më poshtë:

– Visar Berisha 2022

– Blend Baftiu 2021

– Ramiz Bytyqi 2024

– Jetmir Topalli 2021

– Kushtrim Gashi 2022

– Edvin Kuc 2021

Me këtë lajm ju premtojmë se ende nuk kemi treguar më të mirën, duke ju siguruar se FC Ballkani ka ende për të shfaqur ndeshje të bukura nëpër stadiume brenda dhe jashtë vendit.

Na priftë e mbara!

FC Ballkani

Suharekë

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit

UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori