LAJMI I FUNDIT:

Allegri dhe Ancelotti, pretendentët kryesorë për drejtimin e Arsenalit

Allegri dhe Ancelotti, pretendentët kryesorë për drejtimin e Arsenalit

Ish-trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri dhe trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti janë shfaqur si pretendentë kryesorë për të pasuar Unai Emeryn te Arsenali.

Humbja e mbrëmshme 2-1 ndaj Eintracht Frankfurtit në Ligën e Evropës dëshmoi se ishte ndeshja e fundit e spanjollit në krye të Topçinjve, dhe tani klubi është duke kërkuar një zëvendësim.


Zyrtare: Emery shkarkohet nga Arsenali
Lexo po ashtu Zyrtare: Emery shkarkohet nga Arsenali

Sipas mediumit britanik The Telegraph, Arsenali po shikon Ancelottin, i cili po kalon një periudhë të vështirë në San Paolo.

Sidoqoftë, Napoli do të kishte të drejtë në kompensim të konsiderueshëm pasi 60-vjeçari është kontraktuar me Napolin deri në vitin 2021.

Nga ana tjetër, Allegri ka lëvizur lart në treg, duke u pozicionuar si njëri ndër favoritët kryesor për stolin në Emirates.

Ish-trajneri i Milanit është pa punë që prej largimit nga Juventusit gjatë verës dhe ishte i lidhur me Arsenalin para se Emery ta merrte drejtimin në maj të 2018.

Përveç këtyre dy trajnerëve në listë të drejtuesve të Arsenalit është edhe Nuno Espirito Santo, Mauricio Pochettino, Mikel Arteta dhe Patrick Vieira. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Premier League
Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori