LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimovic ia tregon kërkesat e tij Milanit

Ibrahimovic ia tregon kërkesat e tij Milanit

Milani thuhet se po përpiqet ta lidh Zlatan Ibrahimovicin me një kontratë 18-mujore me vlerë gjashtë milionë euro, por sulmuesi i LA Galaxy kërkon më shumë para.

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, kuqezinjtë po punojnë në mënyrë aktive për një marrëveshje me sulmuesin 38-vjeçarin, i cili në fillim të kësaj jave u bë bashkëpronar i klubit suedez, Hammarby.


Milani është gati të ofroj gjashtë milionë euro deri në verën e vitit 2020, por kjo nuk duket se do të jetë e mjaftueshme për Ibrahimovicin.

Ibrahimovic sqaron gjithçka, bëhet bashkëpronar i klubit suedez
Lexo po ashtu Ibrahimovic sqaron gjithçka, bëhet bashkëpronar i klubit suedez

Gazetari i GDS, Nicolo Schira pretendon se ish-ylli i kuqezinjve po kërkon nëntë milionë euro për 18 muaj kontratë.

Ibrahimovic në kohën sa ishte lojtar i Milanit

Palët tani pritet të takohen në ditët në vijim për më shumë bisedime, me Zlatanin e vendosur të bëhet lojtar i lirë kur kontrata e tij e LA Galaxy skadon muajin tjetër.

Milani aktualisht është i 12-ti në Serie A dhe nuk e ka fituar titullin e Ligës që kur Ibrahimovic ka luajtur për këtë klub. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori