Zlatan Ibrahimovic ka njoftuar se është bërë bashkëpronar i ri i klubit suedez, Hammarby, pasi bleu 23.5 për qind të aksioneve të klubit.

Ibrahimovic shkaktoi tronditje dje kur ai postoi një video në mediat sociale me një fanellë të Hammarbys ku shfaqej emri i tij , pavarësisht spekulimeve që ai do të kthehej në Milano.

Sidoqoftë, 38-vjeçari konfirmoi këtë mëngjes se ai kishte marrë mbi gjysmën e aksioneve që i përkisnin kompanisë AEG, e cila zotëron LA Galaxy, duke i dhënë atij afër 25 për qind të aksioneve të klubit kryeqytetas.

Ibrahimovic konfirmon skuadrën e re dhe vjen nga Suedia? Ibrahimovic konfirmon skuadrën e re dhe vjen nga Suedia?

“Unë kam luajtur për LA Galaxy dhe kam krijuar një marrëdhënie të shkëlqyeshme me njerëzit nga AEG”, ka thënë fillimisht Ibrahimovic për Aftonbladet.

“Kur mundësia për t’u bërë partneri i tyre u paraqit, ishte e pamundur të thuash ‘jo’ për njerëzit që kanë qenë kaq të suksesshëm në biznes”.

“Hammarby është një klub fantastik me tifozë të pasionuar dhe ka respekt të madh si në Stokholm ashtu edhe në Suedi”.

“Mua gjithmonë më ka pëlqyer klubi dhe tifozët, dhe jam i impresionuar me atë që ka bërë klubi vitet e fundit, si brenda dhe jashtë fushës”.

“Do të kontribuoj me përvojën time pas gjithçkaje që kam kaluar. Me rrjetin tim të pakufizuar. Çfarëdo që duhet, me të vërtetë”.

“Dua që Hammarby të ketë akademinë më të mirë rinore në Suedi. Hammarby duhet të marrë talentin më të mirë dhe ta rrisë atë”.

“Kam burime që mund të ndihmojnë dhe një rrjet që hap atë që është e nevojshme për të qenë në gjendje të kemi akademinë më të mirë”, përfundoi suedezi. /Telegrafi/